Akupresioni është një formë e lashtë e masazhimit të disa pikave në trupin tuaj për të ndihmuar me rrjedhën e energjisë, sipas një teorie tradicionale mjekësore kineze. Duke shtypur disa nga pikat meridiane të energjisë në trupin tuaj, ju mund ta nxitni përsëri rrjedhën e energjisë dhe të ndihmoni trupin tuaj të funksionojë më mirë.
Kjo praktikë është gati 2.000 vjeçare dhe përvoja e shumë njerëzve dëshmon se mund të ndihmojë edhe me humbjen e peshës.
Ne do ju paraqesim 13 pika presioni që ndihmojnë për të rivendosur rrjedhën e energjisë në organet që prekin humbjen e peshës. Bëni këtë masazh të thjeshtë në baza ditore dhe trupi juaj do t’ju falenderojë.
Një nga rregullat më të rëndësishme kur bëhet akupresioni është të jeni të qetë dhe të relaksuar. Para se të filloni rutinën, bëni disa ushtrime të frymëmarrjes për të bërë që oksigjeni të rrjedhë përmes trupit tuaj.
Fillimi i muskujve tuaj trapez


Kjo pikë është e vendosur në shpinë ku qafa juaj takon shpatullën tuaj dhe është drejtpërdrejt në përputhje me gjoksin tuaj. Ushtroni presion në këtë vend për një minutë, pastaj përsërisni në anën e kundërt të trupit tuaj. Përsëriteni çdo ditë.
Ura e hundës


Shikoni në pasqyrë, dhe gjeni pikën e akupresionit midis syve tuaj dhe urës së hundës. Vendosni presion në zonën që çon nga syri në drejtim të urës së hundës.
Një hapësirë mes vetullave tuaja


Instinktivisht, shumë prej nesh e zbatojnë presion në një pikë në mes të syve tanë kur jemi të lodhur dhe kjo mund të provojë se akupresioni funksionon. Gjeni vendin midis syve që ndodhet vetëm pak mbi urën tuaj të hundës dhe butësisht shtypni atë për një minutë.
Kraharori


Kjo zonë e vendosur në gjoksin tuaj, është një tjetër pikë akupresioni që mund t’ju ndihmojë të riktheni energjinë dhe të humbni peshë. Shtypni njësinë e treguar për një minutë. Përsëriteni çdo ditë.
Veshi


Pika midis veshit dhe tëmthit është ajo që kërkoni. Aplikoni presion dhe masazhojeni për një minutë.
Abdomeni


Barku juaj ka shumë pika presioni që mund të aktivizojnë një rrjedhë më të shpejtë të energjisë, duke e bërë më të lehtë humbjen e peshës. Por ju duhet të kërkoni një pikë të veçantë – ajo është e vendosur 2 gishta poshtë kërthizës tuaj. Masazhoni këtë vend për një minutë. Përsëriteni në baza ditore.
Dhimbja e barkut


Këto 2 pika janë të vendosura nën gjoksin tuaj në zonën ku është stomaku juaj. Masazhoni barkun tuaj në drejtim për lart. Përsëriteni çdo ditë.
Bërryli


Pjesa e brendshme e bërrylit tuaj është një tjetër pikë akupresioni. Aplikoni presion për një minutë.
Gjuri


Gjunjët janë gjithashtu vende të mrekullueshme për një masaz akupresioni. Aplikoni presion në çdo vend në baza ditore.
Kyçi i këmbës


Pjesët e jashtme dhe të brendshme të kyçit tuaj janë pikat e akupresionit që duhet të masazhoni çdo ditë për të paktën një minutë për të marrë rezultatin më të mirë për rutinën tuaj të përgjithshme të akupresionit.
Buza e sipërme


Zona mbi buzën tuaj të sipërme është ajo që kërkoni për të bërë një masazh akupresioni në fytyrën tuaj. Aplikoni presion për një minutë.
Dora


Pasi të keni përfunduar me masazhin e akupresionit në kokën, trupin dhe gjymtyrët tuaja, lëvizni tek duart tuaja. Ka një vend në mes të pjesës së jashtme të dorës dhe gishtit tuaj të madh. Masazhojeni atë për një minutë në ditë.
Këmba


Këmbët nuk janë vetëm për të ecur por edhe për të punuar për të përmirësuar metabolizmin dhe shëndetin në përgjithësi. Masazhoni secilën pikë akupresioni të paraqitur më lart për rezultatet më të mira.
Bonus
Duke gjetur të gjitha pikat e veçanta të presionit në trupin tuaj që punojnë për të përmirësuar sistemin tuaj të tretjes dhe metabolizmin, mund të përshpejtojë lehtësisht humbjen në peshë. Është e rëndësishme ta bëni këtë masazh akupresioni një rutinë në mënyrë që të ketë një efekt të vërtetë në trupin tuaj.
Ne ju kemi treguar 13 pika në trupin tuaj në të cilat ju mund të aplikoni presion. Na tregoni nëse dini për pika të tjera ose nëse e keni shfrytëzuar këtë metodë të veçantë humbje peshe.