9 Shenja që Jeni më e Stresuar se sa Duhet

Stresi mund të jetë arsyeja themelore për shumë nga sëmundjet tona. Ai dobëson sistemin imunitar, duke bërë që ne të sëmuremi dhe të na shkaktohen dhimbje në trup. Stresi është një përgjigje normale që në të vërtetë na mundëson të funksionojmë në mënyrë të ekuilibruar, por ndërsa jemi nën periudha të gjata stresi, ne nuk mund t’i shohim simptomat e shumta që ngjiz.

Kur jemi të stresuar së tepërmi, ne madje nuk mund ta ndiejmë stresin, pasi maskohet vetë nën disa simptoma.

Këto janë 9 shenja që tregojnë se jeni shumë të stresuar por pa e ditur:

Trupi juaj është në dhimbje.

Ne nuk i dëgjojmë pëshpëritjet e trupit derisa dhimbja të fillojë të bërtasë. Nën nivele të larta stresi, trupi juaj do të fillojë të dëmtohet. Ju mund të përjetoni probleme stomaku, diarre, ulçera, muskuj të tensionuar, dhimbje në gjoks dhe palpitacione.

Do të keni dhembje në të gjithë trupin, artriti do të shfaqet dhe madje edhe dhimbjet e kokës do të ulërijnë për vëmendjen tuaj. Kurdoherë që keni dhimbje në trupin tuaj, bëhuni të vetëdijshëm për të. Mos i injoroni simptomat. Adresoni ato që po ndodhin. Nuk është thjesht menaxhimi i stresit që ju ndihmon të shëroheni. Pranimi dhe ndërgjegjësimi që kërkohet është hapi i parë për t’u përballur me menaxhimin e stresit.

Ju nuk po flini mirë

Çdo luhatje në modelet e gjumit, qoftë duke fjetur shumë nga rraskapitja ose pagjumësia, duhet të adresohet. Meditimi, stërvitja dhe një dietë e shëndetshme, e ekuilibruar ndihmojnë në zhvillimin e problemeve të gjumit. Por në fund të fundit, ju duhet të gjeni një rrënjë për problemin.

A shqetësoheni shumë gjatë natës? Kur jeni duke fjetur, a shikoni ëndrra të këqija? Ngjarjet tona të përditshme zhvillohen në nënndërgjegjet tona. Gjumi, ose mungesa e tij, ndikojnë. Stresi pengon një gjendje shpirtërore paqësore. Modelet e gjumit ndryshojnë me moshën dhe faktorët mjedisorë; sidoqoftë, kur jeni të stresuar së tepërmi, gjumi është një nga gjërat e para që preket.

Ju keni luhatje në peshë

A jeni duke e tepruar me ushqimin apo po harroni të hani? Stresi do të ngadalësojë metabolizmin tuaj dhe do të fitoni peshë. Ndryshimi i oreksit është një radar për trupat tanë emocional dhe fizik. Nëse shqetësoheni dhe nuk i adresoni çështjet, mund të humbni ose të fitoni peshë shpejt.

Kur jemi të mbingarkuar, qelizat nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm. Ushqimi është energji, dhe ajo që ne vendosim në trup është një shenjë se si i trajtojmë gjërat. A po hani shumë ëmbëlsira? Nuk po hani mjaftueshëm? Trupi është një mjet, dhe mënyra se si ne e trajtojmë atë bazohet në aftësinë tonë mendore për t’u përballur me çështje emocionale.

Nuk mund të ndaloni së menduari për punën apo problemet.

Nëse nuk mund të mbyllni punën, financat dhe sfidat e tjera për të gjetur një kohë ekuilibri, stresi ka një jetë të gjatë. Mark Twain pati thënë, “Merakosje është edhe të mendosh si të paguash një borxh që nuk e ke borxh.”

Ju nuk mund të gjeni një zgjidhje derisa të shkëputeni nga problemi. Shqetësimi i tepërt mund të përshkallëzohet për të shkaktuar probleme psikologjike dhe fizike. Nëse vazhdimisht po kontrolloni telefonin, postën elektronike dhe format e tjera të komunikimit në puna, është koha që me të vërtetë të përballeni me ato që janë të rëndësishme në jetën tuaj. Stresi po ju mbyt.

Nuk mund të rrini në një vend

Shmangia e të qenurit në një vend është një shenjë e madhe e të qenit të mbistresuar. Nëse nuk mund të shkoni në shëtitje, të uleni në një vendpushim, të bëni ushtrime ose thjesht të zhyteni në mendimet tuaja, ekziston një shans që të stresoheni tepër. Nëse ankthi është i vazhdueshëm dhe nuk mund të pushoni madje as për të lexuar një libër, është koha për të adresuar ato që po ju bëjnë të shmangni të qenit të qetë.

Ndonjëherë, mendja është armiku më i dobët. Është koha që të kërkoni ndihmë për të menaxhuar ankthin dhe frikën tuaj. Stresi mund të nxitet nga një çekuilibër emocional në trup. Gjërat që ne shmangim shtyhen më tej, derisa ta ndiejmë atë në zona të tjera të trupit.

Ju keni pak durim me të tjerët

Një nga simptomat e para të të qenit shumë të stresuar është paaftësia për të patur durim ose tolerancë ndaj të tjerëve. Të dashurit tanë marrin zemërimin nga ne pasi jemi nën një stres të jashtëzakontë. Nëse po zemëroheni shpejt, ka shumë të ngjarë që po mundoheni shumë nga jeta juaj. Nuk është e thjeshtë ta bartni botën mbi supet tuaja. Ndonjëherë, duhet të jemi të ndjeshëm dhe të kërkojmë ndihmë. Mungesa e durimit është një shenjë se ju duhet të ngadalësoni dhe nuhasni trëndafilat.

Ju keni ndryshime të mëdha humori

Shëndeti ynë mendor preket kur niveli i stresit rritet. Nëse e gjeni veten të lumtur një moment, dhe pastaj menjëherë duke qarë ose të zemëruar, hormonet tuaja mund të preken shumë nga stresi. Duke i mbajtur gjërat brenda nuk ndihmon. Kërkoni ndihme. Bisedoni me të tjerët. Merrni kohë për të zbuluar se çfarë ju bën vërtet të silleni në këtë mënyrë.

Stresi jo vetëm që dëmton trupin, por gjithashtu komprometon dhe dëmton marrëdhëniet. Stresi mund të rrisë çrregullimet e ankthit, çrregullimet obsesive kompulsive, varësitë dhe çështje të tjera të shëndetit mendor.

Po ju bien flokët

Ndonjëherë, një stres i konsiderueshëm mund të shkaktojë një ndryshim në funksionet rutinore fiziologjike të trupit tuaj dhe të bëjë që një numër jo proporcional i qimeve të hyjnë në fazën e pushimit në të njëjtën kohë. Pastaj tre deri në katër muaj më vonë, ndonjëherë edhe më gjatë, të gjitha ato qime pushuese kanë rënë. Efekti mund të jetë alarmant. Llojet e ngjarjeve që prishin ciklin normal të flokëve mund të shkaktohen nga streset e konsiderueshme fiziologjike në trupin tuaj.

Pra, nëse jeni duke përjetuar një ndryshim në humbjen e flokëve, është koha që të shikoni se çfarë po i shkakton këto ndryshime fizike.

Pësoni një rënie të epshit

Humbja e dëshirës seksuale është një nga problemet që njerëzit nuk ia adresojnë stresit. Ata as nuk e dallojnë këtë tek vetja apo partnerët e tyre. Kurdoherë që niveli i stresit rritet, sekretimet e hormonit të stresit përgjegjës për përgjigjen seksuale preken.

Stresi shkakton rraskapitje dhe paaftësi për të përjetuar çdo lloj intimiteti. Nëse jeni duke përjetuar një ulje ose humbje të dëshirës suaj, mund të jetë koha të provoni menaxhimin e stresit dhe teknika të tjera relaksimi. Në fund të fundit, partneri juaj nuk duhet të ndikohet nga çështje të jashtme që nuk janë pjesë e marrëdhënies tuaj të dashur. Shprehni frikërat dhe shqetësimet tuaja.

Jeta ndonjëherë mund të jetë sfiduese. Ne vazhdimisht po shtrojmë kërkesa të jashtëzakonshme emocionale dhe fizike. Varet nga ne që të kontrollojmë veten dhe të bëjmë realitet mbi atë që është e rëndësishme. Një sëmundje e vogël sot mund të na çojë nesër në spital. Stresi është një vrasës i heshtur. Le t’i dëgjojmë ndryshimet që ndodhin në trupin tonë, në mënyrë që t’i adresojmë ato herët. Jeta është shumë e shkurtër për të jetuar në një kaos të vazhdueshëm.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara. Shkolla e Shëndetit 2018