Ka të ngjarë që po i lani duart në mënyrën e gabuar!

0
147

“Shumë njerëz hapin rubinetin e lavamanit dhe lagin majat e gishtave me ujë. Epo kjo nuk bën asgjë. Pastaj me duart e “lara” prekin rubinetin e pisët për ta mbyllur, më pas hedhin në koshin e mbeturinave facoletën me të cilën sapo fshinë duart dhe pas kësaj prekin përsëri me duar dorezën e derës së tualetit kur duan të dalin. Kjo nuk është mënyra sesi lahen duart!”, thotë Dr. Gregory Poland i Klinikës Mayo.

“Nëse doni t’i lani duart në një mënyrë që të mbroni veten atëherë, hapni rubinetin, lajini duart me sapun, për të paktën 20 sekonda, aq sa iu duhet për t’i kënduar vetes “happy birthday” dy herë rresht, fërkojini fort tek hapësirë midis gishtave dhe poshtë poshtë thonjve, dhe tani kujdes këtu: përpara se ta prekni rubinetin për ta mbyllur merrni facoletat për të fshirë duart, kësaj herë mos i hidhni ato, por mbështilleni pëllëmbën tuaj me to dhe mbyllni rubinetin, pastaj po ashtu, me duart e mbështjella me facoletë hapim derën e tualetit, vetëm pas kësaj mund të hedhim facoletën në koshin e mbeturinave. Kjo quhet larje e duarve.”, sugjeron ai.

Lajini gjithnjë duart pasi:

  • të keni prekur çdolloj sipërfaqeje metalike.
  • të keni prekur një menu-restoranti.
  • të keni prekur një tastierë kompjuteri.
  • të keni prekur një tastierë bankomati.
  • të keni përgatitur ushqimin.
  • të keni prekur ndonjë kafshë.
  • të keni hedhur mbeturinat.
  • të keni përdor tualetin.
  • të jeni të vetdijshëm ndaj çdo rasti tjetër që i mbush duart me baktere.

Këshillohet përdorimi i maskave, dhe i syzeve, për të mbrojtur ndaj atyre rasteve kur me duar të pista, në mënyrë të pavetëdijshme na jepet të prekim sytë, hundën apo gojën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here