5 Receta Shtëpie me Kafe për të Kthyer Bukurinë Tënde Natyrale

Një filxhan kafeje e pjekur është një fillim perfekt i çdo mëngjesi. Dhe, gjatë gjithë ditës, një filxhan kafe është ekuivalent me 5 minuta relaksim. Në botën e kozmetikës, kafeina është gjithashtu e shkëlqyeshme për stimulimin dhe zgjimin e lëkurës, dhe është e mundur që ta përfshijmë atë në rutinën tonë të bukurisë, duke përdorur kafenë që pimë çdo ditë si përbërës kryesor.

Ne dëshirojmë të ndajmë me ju 5 receta të thjeshta me përbërës kryesor kafen, të cilat do të zgjojnë bukurinë tuaj natyrore në maksimum.

Përfitimet e kafesë për lëkurën dhe flokët

© billiondigital / Depositphotos © Johnny-ka / Depositphotos © ylivdesign / depositphotos

Kafeja ka përbërësin kryesor alkaloid, kafeinën. Në kozmetikë, ky element vlerësohet për përfitimet që i jep shëndetit të lëkurës. Nëse shikoni etiketat e produkteve kozmetike që përdorni, do të vini re që kafeina është e pranishme në shumë formula.

Sigurisht, në varësi të llojit të lëkurës dhe zonës që do të trajtohet, kafeina funksionon në mënyra të ndryshme. E mira është që kjo substancë mund të përdoret në gjendjen e saj më natyrale, për të përgatitur kremra, shampo dhe pastrues lëkure, pa komponime artificiale, të cilat ndihmojnë për t’i bërë lëkurën dhe flokët tuaj të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Si? Këtu janë 5 recetat shumë të lehta:

Maska eksfoluese

© galitskaya / Depositphotos © ylivdesign / Depositphotos © sandesh1264 / Depositphotos © jamesstar / Depositphotos © Vasilek / Depositphotos

Kafeja është një eksfoliant natyror, i shkëlqyeshëm për largimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe vepron si një anti-inflamator. Pas një maske relaksuese kafeje, lëkura në qafë dhe fytyrë do të jetë e butë, e pastër dhe e lëmuar.

Do t’ju duhet:

  • 1 filxhan kafe (150 g)
  • 1 gotë sheqer kaf (200 g)
  • 3 lugë vaj ulliri (48 g)
  • 2 lugë gjelle mjaltë (50 g)

Si ta përgatisni:

Përziejini të gjithë elementët në një enë dhe sigurohuni që maska të mos jetë shumë e trashë, që të përhapët lehtësisht në lëkurë.

Si ta përdorni:

Aplikoni një shtresë të maskës në të gjithë fytyrën dhe qafën. Ndërsa veproni kështu, shfrytëzoni rastin të masazhoni lëkurën. Lëreni derisa të thahet dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Mbajeni masën në një enë të mbyllur mirë në frigorifer, në mënyrë që të mund të aplikoni maskën një herë në javë.

Skrab për buzët

© mizar_219842 / Depositphotos © dasha11 / Depositphotos © AndreyPopov / Depositphotos

Buzët janë kontribuesi më i madh për një buzëqeshje të bukur dhe kjo është arsyeja pse është e nevojshme t’i mbani të hidratuara dhe të shëndetshme. Kjo mund të realizohet duke pirë ujë mjaftueshëm, duke përdorur një balsam buzësh çdo ditë dhe duke hequr lëkurën e thatë. Gjëja e mirë është që ju mund të bëni është një pastrim i thjeshtë dhe i lirë në shtëpi.

Do t’ju duhet:

  • 1 lugë kafe
  • 2 lugë vaj ulliri (ose ndonjë vaj tjetër që preferoni)

Si t’i përgatisni:

Përziejini të dy përbërësit në një filxhan ose tas derisa të kombinohen.

Si ta përdorni:

Aplikoni skrabin në buzët tuaja dhe përdorni gishtin për të masazhuar butësisht me lëvizje rrethore. Përdoreni të paktën 3 herë në javë. Shpëlajeni me ujë dhe më pas aplikoni balsamin hidratues të preferuar.

Shampo

Kafeja përmban veti që e bëjnë atë të shkëlqyeshme për kujdesin e flokëve dhe lëkurës së kokës. Ajo stimulon qarkullimin e gjakut dhe heq qelizat e vdekura të lëkurës, duke parandaluar humbjen e flokëve. Gjithashtu forcon flokët, errëson pak ngjyrën natyrale dhe siguron një aromë të këndshme. Nëse keni ëndërr për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, kjo shampo është pikërisht ajo që ju nevojitet.

Do t’ju duhet:

  • Shampo neutrale
  • 5 lugë kafe
  • 1 gotë ujë

Si ta përgatisni:

Përdorni një shampo që nuk përmban shumë komponentë. Ngroheni ujin pak, pa e zier atë. Lëreni të ftohet pak dhe përziejeni ujin me kafenë në të njëjtën gotë. Me ndihmën e një gypi, derdheni përzierjen në shishen e shampos. Mbylleni dhe tundeni mirë. Lëreni shampon për 2 orë para se ta përdorni.

Si ta përdorni:

Aplikoni shampon si zakonisht, duke masazhuar kokën në një lëvizje rrethore. Lëreni produktin për 5 minuta. Mund ta përdorni 2 ose 3 herë në javë.

Kujdesi për rrathët e errët poshtë syve

© TanyaLovus / Depositphotos © corneliap / Depositphotos © almoond / Depositphotos

Gjumi i dobët, stresi ose sëmundja janë shkaqet e shpeshta të shfaqjes së rrathëve të errët nën sy, të cilët ju bëjnë të dukeni të lodhur dhe më të vjetër. Luftimi ndaj tyre është shumë i thjeshtë dhe mund ta bëni duke përdorur vetëm 2 përbërës: kafe dhe një patate! Kafja e zezë gjeneron një rritje në prodhimin e kolagjenit. Për më tepër, patatet përmbajnë vitaminë B6 dhe vitaminë D, të cilat janë të mira për lëkurën. Përveç kësaj, ajo freskon pamjen.

Do t’ju duhet:

  • 1/4 filxhan kafe e zezë pa përmbajtje sheqeri
  • 2 feta patate

Si ta përgatisni:

Zhytini 2 fetat e patates në një filxhan kafeje të zezë shumë të ftohtë. Lërini për 2 minuta dhe kullojini.

Si ta përdorni:

Vendosni feta mbi sytë tuaj dhe lërini për 20 minuta.

Skrab për trupin

© DragonImages / Depositphotos © Airborne / Depositphotos © mizar_219842 / Depositphotos

Kafeja është shumë e mirë për të luftuar celulitin, sepse, siç përmendëm më parë, stimulon qarkullimin e gjakut. Kjo ndihmon në largimin e lëngut të tepërt që grumbullohet në indin lidhës. Duhen disa minuta shtesë për të përfshirë kafenë në rutinën tuaj të bukurisë, por padyshim që ia vlen koha e shpenzuar.

Do t’ju duhet:

  • 5 lugë kafeje e bluar
  • 3 lugë vaj gruri
  • Mbështjellje plastike

Si ta përgatisni:

Përziejini të dy përbërësit në një tas derisa të formohet një masë të trashë.

Si ta përdorni:

Aplikoni përzierjen në zonat e trupit që i konsideroni problematike (kofshët, krahët, të pasmet dhe bark). Mbulojeni me mbështjellëse plastike për 30 minuta. Hiqeni atë, masazhojeni zonën me lëvizje rrethore për 5 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Përdoreni dy herë në javë.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara. Shkolla e Shëndetit 2018