10 Mënyra për të Rritur Qerpikët për 1 Muaj

0
1060
@depositphotos

Ne kemi gjetur disa mënyra të thjeshta për të rritur qerpikët e gjatë pa iu drejtuar procedurave të shtrenjta të salloneve.

Krehja

© depositphotos © depositphotos © depositphotos

Pse funksionon: Krehja përmirëson rrjedhën e gjakut dhe stimulon rritjen e flokëve.

Çfarë duhet të bëni: Përdorni një furçë të veçantë ose një furçë të larë tërësisht të marrë nga një rimel i vjetër. Përdorni disa pika të vitaminës E, dhe lyeni qerpikët deri në majë për 5 minuta dy herë në ditë.

Vajrat

© depositphotos © depositphotos

Pse funksionon: Vaji i kastorit, i kokosit dhe i ullirit përmbajnë acide yndyrore që sigurojnë ushqim për folikulat dhe i mbajnë qerpikët të shëndetshëm.

Çfarë duhet të bëni: Vendosni një pikë vaji në një furçë të pastër ose gishtin tuaj dhe aplikojeni në qerpikët tuaj përpara se të flini. Mund të përdorni vetëm vaj ose një përzierje.

Vazelina

© wikimedia © depositphotos

Pse funksionon: Vazelina qetëson dhe hidraton qerpikët e thatë.

Çfarë duhet të bëni: aplikoni me kujdes pak vazelinë me një furçë ose në gisht para se të shkoni në shtrat. Shmangni kontaktin me syty. Lani fytyrën në mëngjes.

Ushqimi i mirë

© depositphotos © depositphotos © depositphotos © depositphotos

Pse funksionon: Mungesa e vitaminave mund të çojë në humbjen e flokëve dhe qerpikëve.

Çfarë duhet të bëni: Hani më shumë proteina, vitamina dhe ushqime të pasura me acide yndyrore: arra, mish, peshk, vezë, fruta dhe perime.

Çaji jeshil

© pixabay © depositphotos

Pse funksionon: Çaji jeshil përmban antioksidantë dhe vitamina, dhe kjo është arsyeja pse përdoret në produktet kozmetike dhe në trajtimin e humbjes së flokëve.

Çfarë duhet të bëni: Bëni një filxhan çaj të fortë jeshil, lëreni të ftohet dhe aplikojeni atë me një copë pambuku në qerpikët tuaj dy herë në ditë.

Aloe vera

© pixabay © depositphotos

Pse funksionon: Lëngu i aloes dhe tuli i saj janë të mira për forcimin e flokëve dhe ushqyerjen e tyre.

Çfarë duhet të bëni: Merrni një gjethe të freskët aloe, shtrydhni disa pika lëng dhe aplikojeni në qerpikë. Lëreni gjatë natës dhe lani sytë në mëngjes. Për të përmirësuar efektin, përzieni lëngun e aloe-s me vaj ulliri.

Masazhi

© depositphotos

Pse funksionon: Masazhi përmirëson ushqyerjen e qerpikëve dhe stimulon rritjen e tyre.

Çfarë duhet të bëni: Lani duart tuaja. Aplikoni disa pika vaj ulliri ose kokosi në gishta dhe masazhoni qepallat dhe qerpikët tuaj për 5 minuta. Përsëriteni këtë procedurë disa herë në javë.

Maska me vezë

© depositphotos © depositphotos © wikipedia

Pse funksionon: Vezët përmbajnë vitamina të biotinës dhe grupit B, të cilat ndihmojnë në forcimin e flokëve dhe qerpikëve dhe parandalojnë humbjen e tyre.

Çfarë duhet të bëni: Përzieni 1 vezë dhe 1 lugë glicerinë ose vazelinë. Aplikojeni përzierjen në qerpikët tuaj. Përsëriteni procedurën 3 herë në javë për disa muaj.

Pastrimi

© depositphotos © depositphotos

Pse funksionon: Të mos pastroni rimelin në qerpikët tuaj para se të flini, është nj[soj sikur të jeni duke vënë llak në flokë gjatë natës. Nëse qërpikët tuaj prekin në jastëk, ato mund të dëmtohen.

Çfarë duhet të bëni: Hiqni makijazhin tuaj tërësisht. Përdorni pastrues ose vaj ulliri, i cili është gjithashtu një pastrues i mirë.

Pushime kozmetike

© depositphotos

Pse funksionon: Komponentët në disa rimele, për shembull, të papërshkueshme nga uji, mund t’i bëjnë qerpikët të thatë dhe të brishtë.

Çfarë duhet të bëni: Herë pas here, jepini syve pak pushim, të paktën 1-2 herë në javë. Mos hezitoni të hidhni rimelat e vjetër çdo 3-6 muaj në mënyrë që të shmangni infeksionet e syve.

Disa këshilla të tjera

©depositphotos

Mos u tërhiqni qerpikët. Shumë vajza i tërheqin pa dashje ato gjatë kohës që i kthejnë. Mos harroni se rrënjët e qerpikëve nuk janë aq të forta, dhe ato bien lehtësisht.

Asnjë trajtim nuk është në gjendje të japë rezultate të menjëhershme. Rezultatet e para mund të shihen brenda disa javësh. Ajo është e lidhur me fazat e rritjes së qerpikëve.

Kujdesi ditor mund të përmirësojë gjendjen e përgjithshme dhe të parandalojë dëmtimin e qerpikëve. Por nuk mund të ndikojë në gjenet tuaja.

Normalisht, një person humbet 4 qerpikë në ditë. Nëse humbni më shumë se 4 qerpikë në ditë, kontaktoni mjekun dhe kontrolloni gjëndrën tuaj tiroide.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here