10 Pozicione për të Djegur Yndyrën e Barkut pa Bërë Asnjë Ditë Vrap

0
3617
©depositphotos

Yndyra e barkut nuk është aspak tërheqëse, por ky duhet të jetë shqetësimi më i vogël për ju nëse keni një bark që nuk mund ta mbuloni.

Nëse nuk kontrollohet, mund të shfaqet në sëmundje të tjera të rënda dhe të ketë efekte të padëshirueshme në shëndetin tonë afatgjatë.

Shpesh duke jetuar në qytete të mëdha, ju nuk mund të keni akses në pistat e vrapimit dhe ju mund të jeni shumë të zënë për të shkuar rregullisht në palestër.

Këtu do të përshkruhen 10 ushtrime që janë shumë të efektshme në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të bëhen në komoditetin e shtëpisë tuaj ose me anë të objekteve lehtësisht të aksesueshme.

Ulje-ngritje

© HOLLOMAN AIR FORCE BASE

Ulje-ngritjet nuk janë vetëm një ushtrim i thjeshtë por edhe efektiv kur bëhet fjalë për luftimin e yndyrës së barkut, ato janë gjithashtu të mira për ruajtjen e aftësisë së përgjithshme fizike.

Në fund të fundit, ato janë shumë të zakonshme në stërvitjen fizike ushtarake në mbarë botën.

  • Filloni duke u shtrirë me gjoks drejt dyshemesë dhe mbështeteni aty.
  • Duke përdorur krahët, ngrini dhe ulni trupin tuaj.

Burpees

© Depositphotos.com

Ky është një ushtrim i thjeshtë prej 4 hapash që ju ndihmon të hiqni qafe yndyrën e barkut. Për ta realizuar:

  • Merrni pozicionin për squats me pëllëmbët e duarve të mbështetura në dysheme.
  • Shtrijini këmbët pas dhe krijoni një pozicion në formë dërrase, ndërsa krahët i mbani të tendosur.
  • Kthejini këmbët menjëherë në pozicionin e squat-sit në fillim.
  • Dhe më pas ngrihuni.

Ngjitja

© Depositphotos.com

Ne të gjithë e dimë se ngjitja në male është një ushtrim i shkëlqyer, por nuk kemi gjithmonë një mal përreth. Kjo stërvitje është projektuar për të imituar ngjitje malore, pa pasur nevojë të thuhet se është mjaft efektive në djegien e dhjamit të padëshiruar të barkut.

  • Merrni një pozicion shtrirje.
  • Ngrini një këmbë pak lart dhe filloni të përkulni gjurin tuaj derisa ta tërheqni atë në mes të pjesës së përparme të trupit tuaj dhe dyshemesë.
  • Tani lëvizeni këmbën përsëri në pozicionin e saj fillestar.
  • Përsëriteni veprimin me gjurin tjetër.

Muskuj barku

© HOLLOMAN AIR FORCE BASE

Ky është një nga ushtrimet më të njohura për heqjen e yndyrës së tepërt nga barku juaj.

  • Filloni duke u shtrirë me fytyrë përballë dyshemesë me gjunjë të tendosur dhe këmbët tuaja të shtrira në dysheme.
  • Vendosini duart pas kokës me gishtat prapa veshëve.
  • Përkuluni lart dhe përpara, në mënyrë që kokën, qafën dhe shpatullat të ngrihen nga toka.
  • Qëndroni ashtu për një moment dhe pastaj ngadalë kthehuni në pozicionin fillestar.
  • Përsëriteni.

Shtrirja e parakrahëve

Shtrirja e parakrahëve realizohet duke marrë një pozicion sikurse ai i ulje-ngritjeve me parakrahët dhe gishtërinjtë e këmbëve që mbajnë peshën e trupit. Jo vetëm që është një ushtrim shumë i mirë për humbjen e yndyrës së barkut, por është gjithashtu një stërvitje e mirë për forcimin e shpatullave dhe pjesës qëndrore.

  • Vendosni parakrahët tuaja në tokë. Mbani bërrylat nën supe dhe krahët paralel me njëri-tjetrin të larguar sipas gjerësisë së shpatullave.
  • Ngrijeni trupin në një pozicion ulje-ngritje në një mënyrë të tillë që pesha e trupit tuaj të bartet nga parakrahët dhe këmbët tuaja.
  • Qëndroni në këtë pozicion për rreth 30 sekonda nëse jeni fillestar dhe gradualisht rrisni kohën ndërsa përparoni.

Gjysmë mbledhje

© Depositphotos.com

Këto ushtrime janë efektive për të larguar pjesën më të madhe të yndyrës së barkut.

  • Filloni duke hapur këmbët në një gjerësi më të madhe se ajo e supeve tuaja dhe vendosni këmbët tuaja në një kënd 45 gradë.
  • Tani realizoni një kond 90 gradë në pozicionin e squat-sit ndërsa duart ngritel deri poshtë mjekrës.
  • Pastaj vini deri në gjysmë të pozicionit përpara se të uleni sërish.

Qëndrimi i vrapuesit

© Depositphotos.com

Ndërsa vrapimi është i shkëlqyeshëm, ne mund të imitojmë efektet e tij të mira madje edhe brenda dhomës sonë të ndenjes duke bërë këtë ushtrim. Ky ushtrim përdor peshën e trupit vetëm për të forcuar dhe gdhendur barkun tuaj.

  • Shtrihuni në shpinë me krahët e shtrira anash trupit.
  • Me një lëvizje të shpejtë, uluni sa më shumë që mundeni duke shtrirë dorën tuaj të majtë përpara dhe gjurin e djathtë drejt gjoksit.
  • Përsëriteni në anën tjetër. Lëvizja duket sikur ju jeni duke bërë vrap.

Biçikleta

© Shutterstock.com

Nëse dëshironi të humbni yndyrën e barkut ose të keni një bark të përkryer të skalitur, biçikleta është ushtrimi perfekt për ju.

  • Shtrihuni në tokë duke i shtrirë duart anash trupit.
  • Tani vendosni duart pas kokës dhe lidhni gishtat.
  • Ngrini këmbën e djathtë në një mënyrë që kofshët tuaja të jenë pingule në tokë dhe pulpat tuaja të jenë paralele.
  • Njëkohësisht ngrini shpatullat dhe kthejeni trupin në mënyrë që bërryli i krahut të majtë të prekë gjurin e këmbës së djathtë të ngritur.
  • Drejtoni këmbën e djathtë, por mbajeni atë mbi tokë dhe në të njëjtën kohë përtheni këmbën tuaj të majtë dhe rrotullojeni pjesën e sipërme të trupit në mënyrë që bërryli i krahut të djathtë të prekë gjurin e këmbës së majtë.

Noti

© Max Pixel

Mënyra më e kënaqshme dhe shumë efektive për të humbur kilogramë në barkun tuaj është noti. Lëvizjet që zgjidhni duhet të jenë të fuqishme për t’ju ndihmuar të djegni më shumë kalori.

Hedhja në litar

© pexels

Një ushtrim tjetër që nuk është vetëm i mrekullueshëm për humbjen e yndyrës së tepërt, por gjithashtu është i mirë për t’ju mbajtur në formë. Dhe mbi të gjitha, është gjithashtu i bukur dhe i lehtë për të bërë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here