Ndryshimet në modë janë tepër të shpejta. Në ditët e sotme, nuk keni nevojë të vishni rrobat e gjyshes tuaj për t’iu përshtatur modës së vjetër.
Artikulli ynë do t’ju ndihmojë të shmangni disa gabime serioze të modës dhe do të lexoni këshilla se si të dukeni gjithmonë moderne. Ne kemi krijuar një listë të gjërave për ata që kanë frikë të jetojnë në të kaluarën.
Getat shumëngjyrëshe


Getat shumëngjyrëshe ishin shumë të njohura disa vjet më parë. Këmbët e ndritshme të grave i tërheqnin burrat. Sigurisht, ngjyra të tilla të ndritshme i bënë njerëzit të ndjehen më mirë, por është koha që ta lëmë pas këtë prirje.
Gjatë shfaqjes së FW 2017 në selinë e Calzedonia, getat me ngjyra nuk ishin të popullarizuara. Dizajnuesit ofruan çorape me pika dhe me modele dhe rhinestones.
Balluket e drejta


Çdo vajzë që kishte një kukull Barbie kur ishte fëmijë dëshironte të kishte flokë të gjatë me onde dhe me balluke. Tani, kukullat janë më moderne dhe realiste, jo krejtësisht të kuruara dhe bukuria natyrore është në stil. Nëse akoma shihni balluke të drejta mbi sytë tuaj në pasqyrë, duhet të telefononi parukieren tuaj dhe të konsideroni një stil flokësh të ri.
Vetulla tattoo
Artisti i famshëm evropian për grimin Smashbox, Will Malherbe thotë se është koha t’i harrojmë vetullat tatuazh. Ai thotë se në karrierën e tij ka takuar mijëra gra me vetull të tatuazhuar dhe vetëm 5 prej tyre dukeshin paksa më mirë. Vijat e holla në vend të vetullave e bëjnë fytyrën të duket shumë e panatyrshme. Njerëzit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të qenë në modë. Kohët kanë ndryshuar, dhe, për fat të mirë, tendenca për vetullat artificiale është zhdukur.
Vetullat e holla


E njëjta vlen edhe për formën dhe madhësinë e vetullave. Nuk ka më vija të holla – vetullat e trasha janë tani në modë. Por kini kujdes: duhet të dukeni dukeni sa më natyrae.
Ndriçimi i fytyrës


A i mbani mend kohët kur ishte pothuajse e pamundur të numeroje se sa shtresa makijazhi aplikonin në fytyrë blogeret e produkteve kozmetike? Në intervistën e saj për “New York Post”, themeluesja e kozmetikës, Bobby Brown, pretendon se epoka e ndriçimit të fytyrës ka përfunduar. Ajo rekomand të përdoren kremëra zbutës dhe pak ruzhë rreth mollëzave.
Bronzeri


Një ton i lezetshëm dhe më i errët i lëkurës, mund ta bëje atë të duket më e shëndetshme dhe e freskët. Gjithsesi, portokallia duket bukur vetem tek kafshët ekzotike. Bronzerat janë tashmë një gjë e së kaluarës. Do të dukeni shumë më tepër tërheqëse nëse shpenzoni pak minuta më shumë duke marrë ngjyrë në diell nëse ju jepet mundësia. Nëse po e bëni këtë, mos harroni të përdorni kremin e diellit.
Fustanet e mëdha


Fustanet e mëdhenj dhe të fryrë mund të gjenden tashmë në dyqanet e rrovabe të vjetëruara. Balloja vjetore Met Gala konsiderohet të jetë eventi kryesor i modës dhe aty shpalosen trendet e reja për fustanet. Sot, të famshmit zgjedhin fustane të gjatë dhe të thjeshtë në vend të atyre që duken sikur kanë ardhur prej një bote fanatazish.
Pellushi


Pellushi me lesh natyral nuk është më diçka të cilën vetëm njerëzit e pasur mund ta përballojnë. Në të njëjtën kohë, njerëzit e kanë kuptuar se kafshët duhet të mbrohen. Ka një listë të gjatë e stilistëve që refuzojnë të përdorin lesh natyral: Stella McCartney, Armani, Calvin Klein, Tommy Hilfiger. Dhe Marco Bizzarri, CEO i markës më të shitur në botë, pohoi se Gucci nuk do të përdorë lesh natyral në koleksionet e tyre. Ky hap u bë për t’i dhënë fund mizorisë ndaj kafshëve.
Në mënyrë që rrobat tuaja të duken më pak të modës së vjetër dhe më pak të rënda, zgjidhni lesh artificial shumëngjyrësh. Veshjet me lesh të lehtë gjithashtu duken të mahnitshme.
Këpucë dhe çanta lëkure


Këpucët dhe çantat e lëkurës duken mirë për vajzat e vogla që sapo kanë filluar të shkojnë në shkollë. Dhe nëse gratë e rritura veshin diçka të tillë, kjo është një shenjë e shijes së keqe për rrobat. Dukesha moderne Kate Middleton gjithmonë duket e mahnitshme dhe ajo nuk vesh këpucë lëkure.
Parka


Një parka është një pallto e gjatë e ngrohtë që ka disa avantazhe, për shembull, dhe është e rehatshme dhe duket mirë. Sidoqoftë, ju privon të dukeni unike. Më shumë se kaq, një parka klasike ka një larmi ngjyrash shumë të kufizuar. Vishni një pallto shumëngjyrësh dhe mos kini frikë të dukeni!
Vogue konfirmon këtë teori: sipas revistës, sa më e pazakontë të duket një pallto, aq më mirë. Mos kini frikë të eksperimentoni!