Ushtrimi më i Thjeshtë që Zvogëlon Barkun e Varur Brenda 3 Javësh

0
3300
©depositphotos

Nëse jeni duke u përpjekur të ngushtoni belin dhe barkun, por mezi keni kohë për të bërë një stërvitje të plotë, zgjidhja mund të jetë Made in Japan.

Kjo stërvitje e shpejtë dhe e efektshme, e publikuar nga një specialist japonez i humbjes së peshës, thuhet se është në gjendje të transformojë një bark të varur e të madh në një të sheshtë dhe të shtrënguar brenda pak javësh.

Marifeti qëndron në përqëndrimin e tendosjes dhe shtrirjes së muskujve të shpinës dhe të stomakut dhe në parandalimin e akumulimit të më shumë yndyre përreth.

Ndiqni këtë udhëzues hap pas hapi të stërvitjes për t’ju ndihmuar të keni një bark të sheshtë:

Nisjani!

©depositphotos

Është gjithmonë një ide e mirë që të ngroheni përpara çdo stërvitjeje dhe të shtriqeni para çdo lloj ushtrimi.

Pas ngrohjes, qëndroni drejt me krahët tuaj të mbështetur në ije. Ju mund të përdorni një tapet yoga ose të qëndroni në një qilim për të mos lënduar këmbët.

Bëhuni gati!

©depositphotos

Vendosini duart në ije për të mbajtur ekuilibrin dhe hapini këmbët tuaja më gjerë se gjerësia e shpatullave.

Mbani mend, secila këmbë duhet të drejtohet pak për nga jashtë.

Përkuluni!

©depositphotos

Vendosini duart mbi gjunjët dhe përkuluni. Ju tani do të ndjeni që muskujt e kofshëve do të vihen në punë.

Mos harroni ta bëni çdo lëvizje ngadalë dhe saktë, duke u siguruar që të ndjeheni tensionin në të gjithë muskujt tuaj.

Rrotullohuni!

Në këtë hap stërvitja arrin në thelb. Përkuluni përpara, duke kthyer shpatullën tuaj të djathtë në të majtë dhe nga ana tjetër shpatulla juaj e majtë shkon prapa.

Ju duhet t’i ndjeni muskujt e kofshëve, belit dhe të shpinës që shtrihen. Mbajeni këtë pozicion për 3 sekonda dhe kthehuni në pozicionin e mëparshëm.

Merrni frymë mirë!

Ndërsa në këtë pozicion, bëni mirë të merrni frymë thellë përpara se t’i ktheheni sërish stërvitjes.

Përsëriteni!

Përsëriteni hapin e katërt në drejtim të kundërt.Kthejeni shpatullën tuaj të majtë në të djathtë dhe shpatulla juaj e djathtë duhet të shkojë prapa.

Ky ushtrim ndihmon në zhvillimin e fleksibilitetit, lejon që shpina juaj të pushojë dhe forcon muskujt në të cilët përqendroheni. Tani, le ta bëjmë përsëri.

Bëni 2 grupe prej 10 përsëritjesh për rezultate optimale.

Kini parasysh se është gjithmonë një ide e mirë për të përfshirë në rutinën tuaj të ushtrimit edhe një dietë të shëndetshme për rezultate më të shpejta dhe që zgjasin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here