16 Këshilla Pastrimi që do ta Shndrisin Shtëpinë Tuaj

0
858
©depositphotos.com©depositphotos.com

Nëse nuk jeni një Shrek në jetën reale, një shtresë e mirë pluhuri, yndyra, myku dhe njollat në shtëpinë tuaj nuk shtojnë asnjë bukuri.

Por pastrimi i shtëpisë tuaj nuk do të thotë që ju do të duhet të kaloni ditën duke u ngjitur në vende të vështira për t’i arritur ose të fërkoni me gishta pllakat e sobës tuaj.

Është më e lehtë se sa mendoni, e gjithë ajo çfarë ju nevojitet është mendja, për shembull, një copë sapun i thjeshtë mund të jetë një freskues i shkëlqyer ajri për sirtarët tuaj!

Ne na pëlqen kur gjithçka rreth e rrotull është e pastër dhe kemi një sërë këshillash të paçmueshme që kushtojnë pothuajse asnjë para dhe na ndihmojnë të lehtësojmë procesin e pastrimit.

Ne nuk mund të presim për t’i ndarë ato me ju!

Hiqni njollat e ujit të pijshëm në rubinetin tuaj duke përdorur uthull.

© cuteasafox.com

Njollat e ujit në një rubinet prodhojnë baktere dhe duken të shëmtuara. Ja se çfarë duhet të bëni për t’i pastruar ato.

Çfarë duhet të bëni:

  • Zhytni një copë letre në uthull.
  •  Silleni atë rreth rubinetit.
  • Lëreni për 30 – 60 minuta.

Hiqni një njollë të fortë nga qilimi duke përdorur hekurin.

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Jillee | One Good Thing (@byjillee) in data:

Do t’ju duhet: amoniak, ujë i nxehtë, një shishe llak, disa pëshqirë të pastër të pashlyeshëm, një hekur

Çfarë duhet të bëni:

  • Ngroheni hekurin tuaj;
  • Përzini pak amoniak me pak ujë të nxehtë.
  • Spërkatni përzierjen në njollën e qilimit dhe vendosni një peshqir të pastër në krye.
  • Vendosni hekurin e nxehtë në peshqir dhe lëvizeni ngadalë (kjo bëhet për të mos përcëlluar tapetin).
  • Spërkatni më shumë përzierje në njollë dhe përsëritni procesin. Ju mund të keni nevojë për disa peshqirë të tjerë, në varësi të faktit se sa e vështirë është për ta pastruar njollën.

Zbardhni me lehtësi jastëkët e verdhë.

Jastëkët e verdhë duken të shëmtuar dhe askush nuk dëshiron të flerë mbi ta. Për fat të mirë, ekziston një metodë që mund t’i përdorni për t’i pastruar ata. Do ju duhet detergjent pluhur, detergjent pluhur larës enësh, dhe boraks.

Çfarë duhet të bëni:

  • Kontrolloni nëse jastëku juaj mund të lahet, pastaj hiqni mbulesën e tij.
  • Merrni një tenxhere të madhe me ujë të zier, përziejini me 1 gotë detergjent pluhur larës, 1 gotë detergjent pluhur enësh dhe 1/2 filxhan boraks. Përzieni derisa të treten.
  • Hidheni këtë përzierje në një enë të madhe mjaftueshëm për të zënë jastëkët tuaj dhe 1 filxhan zbardhues.
  • Lërini në përzierje për 30 minuta. Mos harroni t’i ktheni ato.
  • Pastaj futni jastëkët në një cikël të plotë të larjes në makinë larëse.

Përdorni kube të ngrira uthull-limoni për të hequr erën e mbeturinave të mbetura në lavaman.

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Jillee | One Good Thing (@byjillee) in data:

Këto kube akulli do të mbajnë mbajtësen e mbeturinave të pastër dhe do të ndihmojë për të hequr ndonjë erë të pakëndshme.

Çfarë duhet të bëni:

  • Vendosni një copë të vogël limoni në çdo kub akulli, pastaj mbushini me uthull të bardhë dhe lërini të ngrihen.
  • Hidhni disa kube të ngrira në mabajtësen tuaj të mbeturinave.

Mbajeni pjatalarësen tuaj të pastër.

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Strong Arm Cleaning Service (@strongarmcleaningservicecorp) in data:

Pjatalarëset duhet të pastrohen shpesh. Pjesët e ushqimit, yndyra dhe detergjenti mund të krijojnë baktere të dëmshme në to, i bëjnë të duken keq dhe të mbajnë erë të keqe dhe ta zvogëlojnë efikasitetin e tyre. Uthulla e bardhë dhe soda e bukës do të pastrojnë pjatalarësen tuaj.

Çfarë duhet të bëni:

  • Tërhiqni raftin e poshtëm të pjatalarës tuaj, kontrolloni zonën e kullimit dhe hiqni pjesët e forta të ushqimit, nëse ka.
  • Mbushni një tas me uthull të bardhë dhe vendoseni në raftin e sipërm të pjatalarëse tuaj. Përdorni ujë shumë të ngrohtë.
  • Pas mbarimit të proçesit, spërkatni një sasi të madhe sode për pjekje në pjesën e poshtme dhe drejtojeni atë nëpërmjet një cikël të shkurtër (me ujë të nxehtë).
  • Nëse ka enë në pjatalarëse, shtoni 1 filxhan zbardhues për pjesën e poshtme dhe drejtojeni atë nëpërmjet një cikli të shkurtër (me ujë të nxehtë).

E rëndësishme: Nëse pjatalarësja juaj pëbëhrt nga çeliku inox në brendësi, mos përdorni zbardhues. Zbardhuesi mund ta korroide atë!

Zbardhini rrobat tuaja pa përdorur zbardhues.

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Jillee | One Good Thing (@byjillee) in data:

A ju duken rrobat tuaja të bardha si gri apo të verdhëa, por nuk ju pëlqen të përdorni zbardhues? Epo, ekziston një alternativë. Mund t’ju duhet ujë, lëng limoni dhe peroksid hidrogjeni.

Çfarë duhet të bëni:

  • Përzieni 12 gota uji, 1/4 filxhan lëng limoni dhe 1 gotë peroksid hidrogjeni në një enë të madhe.
  • Shtojini 2 gota përzierje për çdo ngarkesë të rrobave.

Bëjini kokës së dushit një dush me uthull

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Petra P. | Organizirajte se (@organizirajtese) in data:

Për një pastrim të rregullt, bashkëngjitni një qese plastike me uthull në një kokë dushi dhe lëreni për 30-60 minuta.

© cuteasafox.com

Dy herë në vit, çmontoni kokën e dushit dhe zhytni të gjitha pjesët në uthull për të dezinfektuar dhe hequr bakteret.

Pastroni qelqin me pastrues minimal.

© 1stsourceservall

Keni frikë se mos dëmtoni sipërfaqen e sobës tuaj prej qelqi gjatë pastrimit të tij? Atëherë soda e bukës do t’ju shpëtojë! Do t’ju duhet një tas me ujë të nxehtë, sapun i lëngshëm, sode buke dhe një leckë pastrimi.

Çfarë duhet të bëni:

  • Mbushni një tas me ujë të nxehtë me çezmë dhe përziejeni atë me disa sapun për pjatat, pastaj zhytni qesen në tas.
  • Aplikoni një sasi të bollshme të sodës së pjekje në të gjithë sipërfaqen.
  • Shtrydhni gjysmën e ujit nga lecka juaj e nxehtë me sapun dhe vendoseni mbi sipërfaqe bashkë me sodën e bukës. Lëreni për 15 minuta.
  • Pastrojeni butësisht në në formë rrathësh.
© depositphotos.com

Pastroni krahët e pluhurosur me një këllëf jastëku, në mënyrë që të mos e bëni rrëmujë të gjithë dhomën tuaj!

© homemakerchic.com

Krahët e ventilatorit janë të vështira për t’u pastruar dhe ka edhe një shans që ju mund të përhapni pluhurin në të gjithë dhomën tuaj. Mos u shqetësoni, këtu është një zgjidhje për ju: merrni një shkallë,një këllëf të vjetër jastëku dhe thjesht ju duhet të fshini çdo teh. Këllëfi i jastëkut do t’ju ndihmojë të kapni pluhurin pa e lënë atë të bjerë kudo.

Bëni xixë pllakat e sobës tuaj

© depositphotos.com

Për këtë do t’ju duhet një qese plastike e madhe dhe me amoniak, asgjë më shumë.

Çfarë duhet të bëni:

  • Hidhni pak amoniak në qese, vendoseni aty mbi pllakë dhe vuloseni. Përsëriteni me pjesët e tjera të pista.
  • Lëreni brenda natës. Të nesërmen ju do të vini re se papastërtia e pjesëve ndodhet në copën e qeses!
  • Hiqni copat nga qesja dhe lajini ato me sfungjer dhe sapun.

Përdorni peshqir letre dhe uthull të bardhë për të pastruar skajet e tualetit.

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Jillee | One Good Thing (@byjillee) in data:

Skajet e tualetit nganjëherë mund të jetë shumë të vështira për t’u pastruar! Ja një zgjidhje që do t’ua bëje më të lehtë. Ju do të keni nevojë për uthull të bardhë dhe peshqir letre.

Çfarë duhet të bëni:

  • Zhytni peshqirin e letrës në uthull.
  • Vendosni peshqirët rreth kapakut të tualetit.
  • Lërini për disa orë, pastaj hiqni peshqirët e letrës dhe pastroni skajet përreth.

Hiqni njollat nga dërrasa e prerjes me lëng limoni dhe diell.

©pexels

Njollat në dërrasën e prerjes mund të duken të shëmtuara, por kemi një këshillë të zgjuar për t’i larguar ato. Ju do të duhet vetëm një limon dhe një vend me diell.

Çfarë duhet të bëni:

  • Shtrydhni pak lëng limoni dhe përdorni lëvozhgën e limonit për ta përhapur atë rreth njollës në sipërfaqen e prerjes.
  • Merrni atë dhe vendoseni jashtë diku që mund të thithë diellin! Lëreni disa orë, pastaj lani dërrasen e prerjes me sapun.
©imgur

Nëse nuk ka diell jashtë, mos e humbni shpresën! Merrni një limon, priteni atë në gjysëm, shtoni një të sasi e vogël kripe të trashë në dërrasën tuaj prerjes, dhe fshijeni atë me pjesën e brendshme të limonit.

Avulli pastron mikrovalen tuaj

© cuteasafox.com

Me kalimin e kohës, mikrovalët fillojnë të marrin erë, por uthulla të bardhë do t’ju shpëtojë!

Çfarë duhet të bëni:

  • Ngrohni një përzierje 1:1 të uthullës dhe ujit derisa të nxjerrë avull.
  • Fshini mikrovalën poshtë me peshqir letre.

Hiqni njollat e djersës nga këmisha e bardhë.

© depositphotos.com © depositphotos.com © depositphotos.com

Mos u ngutni për të hedhur një këmishë të bukur, vetëm sepse ajo ka një njollë e shëmtuar djerse në të. Ju duhet vetëm të përgatisni një përzierje sapuni të lëngshëm, peroksid hidrogjeni, dhe sode buke.

Çfarë duhet të bëni:

  • Kombinoni një raport 1: 2 të sapunit të lëngshëm dhe peroksidit të hidrogjenit në një tas.
  • Aplikojeni këtë paste në njollë dhe spërkatni pak sode buke në krye.
  • Merrni një furçë pastrimi rrobash (një furçë dhëmbësh e vjetër gjithashtu do të bëjë punë) për të puërhapur sapunin, peroksidin, dhe sodën e bukës në fibrat e këmishës.
  • Pas kësaj, lëreni ashtu këmishën për të paktën një orë apo më shumë, dhe pastaj ta pastrojeni normalisht.

Përdorni dyllin për të pastruar frigoriferin tuaj prej çeliku.

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Jillee | One Good Thing (@byjillee) in data:

Një frigorifer çeliuk mund të jetë pak i ndërlikuar për t’u pastruar, por mos u shqetësoni, ne do ju ndihmojnë! Për këtë metodë do t’ju duhet dylli i makinës (tingëllon e çuditshme por funksionon!)

Çfarë duhet të bëni:

  • Aplikoni një shtresë të lehtë të dyllit në sipërfaqe, dhe përhapeni me një leckë mikrofibër për ta pastruar.

Hiqni njollat e ujit në enët tuaja me uthull të bardhë.

© depositphotos.com © depositphotos.com

Kjo këshillë mund të jetë e dobishme kur planifikoni një festë dhe doni që gjithçka të jetë e përsosur. Uthulla e bardhë do t’ju kursejë!

Çfarë duhet të bëni:

Vendosni një tas të vogël uthull të bardhë në raftin e sipërm të pjatalarës tuaj. Dhe ja, nuk ka më njolla uji!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here