6 super ushqime që duhet të përfshini në dietën tuaj të diabetit

0
160

Çfarë e bën një ushqim “Super”? Kur është fjala për diabetin e tipit 2, nuk bëhet fjalë vetëm për ushqimet që përmbajnë shumë lëndë ushqyese. Për një dietë diabetike, ju duhen edhe ushqime që ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak nën kontroll. Është gjithashtu e rëndësishme të konsumoni një shumëllojshmëri ushqimesh për t’u siguruar që jeni duke marrë një përzierje të shëndetshme të fito-kimikëve dhe acideve yndyrore esenciale.

Shtoni këto 8 super ushqime në regjimin tuaj ushqimor

1. Bishtajoret për fibra
Të pasura në fibra dhe proteina, fasulet treten ngadalë në trupin tuaj, duke i bërë ato të shkëlqyera për menaxhimin e niveleve të glukozës në gjak. Vetëm gjysma e një filxhani të çdo lloji fasuleje do t’ju ofrojë rreth një të katërtën e konsumit ditor që kërkohet të fibrave dhe sa më shumë proteina . Bishtajore të tjera kanë një efekt të ngjashëm. Një tjetër bonus? Fasulet janë burime të mira të magnezit dhe kaliumit.

2. Salmon për acide yndyrore të omega-3
Shumë lloje të ushqimeve të detit janë të mira për njerëzit me diabet. Salmon, ton, sardelet dhe peshqit blu janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat ndikojnë në shëndetin e zemrës duke ulur yndyrën e gjakut të quajtur trigliceridet. Vetëm sigurohuni që të shmangni peshkun e skuqur dhe peshkun me nivele të larta të merkurit.


3. Arra për yndyrna të shëndetshme
Të pasur me fibra dhe proteina, arrat të japin ndjesinë e ngopjes dhe përmbajnë nivele të larta të yndyrave të pangopura, të cilat kontribuojnë në kolesterolin “e mire”. Por, kur është fjala për stabilizimin e sheqerit në gjak, produkte – të tilla si bajame, lajthi, arra, dhe fistikë –konsumimi i tyre mund të sjellin përfitime të mëdha.

Studiesit kanadezë shqyrtuan të dhënat nga 12 studime klinike dhe gjetën se konsumimi i dy porcioneve me nga 3 arra në ditë ul dhe stabilizon nivelet e sheqerit në gjak për njerëz me diabet të tipit 2.



4. Boronica për antioksidantë

Ndërsa të gjitha manaferrat përmbajnë nivele të mira të antioksidantëve, vitaminave dhe fibrave, boronica mund të jetë më e dobishme për njerëzit që kanë ose janë në rrezik për diabetin e tipit 2.

Në një studim të vitit 2013, studiesit e “Harvard School of Public Health” zbuluan se njerëzit që konsumonin të paktën 3 porcione të boronicave (si dhe të rrushit apo mollëve) në javë reduktonin rrezikun për t’u prekur nga tipi 2 i diabetit me rreth 26% krahasuar me ata që hanin më pak se një porcion në muaj.

5.Brokoli për vitaminat A dhe C
Studimi i publikuar në vitin 2013 në “American Journal of Nutrition” tregoi se një dietë e pasur me perime thelbësore si brokoli mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut të kancerit. I mbushur me antioksidantë, brokoli është gjithashtu i pasur në vitamina A dhe C. Si një burim i mirë i fibrave, brokoli të jep ndjesinë e ngopjes- një plus për njerëzit që po përpiqen të humbin peshë dhe të kontrollojnë diabetin.

6. Spinaq dhe Kale për antioksidantë
Sipas një studimi të vitit 2010 të botuar në “British Medical Journal”(BMJ), të konsumoni një kupë e gjysëm perime jeshile (zarzavate) duke përfshirë spinaqin, çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2 me 14 %.

Megjithëse arsyeja është e paqartë, ndoshta mund të jetë se zarzavatet me gjethe kanë një efekt mbrojtës, sepse përmbajnë antioksidantë si vitamina A dhe C. Zarzavatet me gjethe kanë gjithashtu kalori dhe karbohidrate të ulëta, gjë që është ideale për njerëzit me diabet të tipit 2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here