8 kura natyrale për hipotiroidizmin

0
819

Pyetjet mbi mosbalancën e hormoneve dhe ngadalësimin e metabolizmit, janë gjithmonë të shpeshta.

Por cilat janë shkaqet që sjellin tërë këto probleme? Problemet me tiroidet.

Më poshtë do të gjeni një kurë natyrale për problemet me tiroidet.

Tiroidja është një gjendër e vogël që gjendet në pjesën e mesme të qafës.që prodhon një hormon që ndikon në cdo pjesë të trupit. Gjëndra e tiroides është përgjegjëse për të rregulluar temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës, prodhimin e proteinave si dhe për të kontrolluar metabolizmin.

4 shkaqet më të zakonshme që mund të shkaktojnë probleme me tiroiden  janë:

1.Toksiteti- Rrezatimi dhe ekspozimi ndaj metaleve të rënda

2.Mungesa e jodit dhe seleniumit

3.Intoleranca në ushqim: gluteni dhe raste të ndryshme të alergjive

4.Mosbalanca e hormoneve – shumë karbohidrate, pak yndyrna, kortisoli i lartë nga stresi

Më poshtë do të njiheni me simptomat e hipotiroidizmit dhe hipertiroidizmit. Simptomat e hipotiroidizmit:

-Depresion

-Harresë

-Shtim të peshës

Simptomat e hipertiroidizmit:

-Nervozizëm

-Dobësim të muskujve

-Humbje të pashpjegueshme të peshës

-Probleme me shikimin

-Probleme me gjumin

Këtu janë 8 sekrete për të rregulluar problemet me tiroiden:

1.Mospërdorimi i glutenit dhe i kaseinës A1 –

Alergjitë më të shpeshta në ditët e sotme vijnë nga produktet e qumështit për shkak se në përmbajtje kanë proteina të hibridizuara të glutenit dhe kaseinës A1. Si pasojë këto proteina mund të shkaktojnë “rrjedhje të zorrëve”, që më pas con në inflamacionin e tiroides dhe mos-funksionimin e saj. Ndiqni një dietë me drithëra për të eliminuar glutenin.

 

2.Jo BPA – Bisfenoli (BPA) që gjendet në shishe plastike mund të prekë sistemin endokrin si dhe gjëndrën tiroide. Ndaj rekomandohet të pihet në shishe plastike pa BPA.

3.Kontrolloni nivelet e jodit – Nëse konstatoni që keni nivel të ulët të jodit, përdorni ndonjë suplement të tij.

  1. Detox i metaleve të rënda -Rekomandohet të përdoret një kombinim të shafranit, lëngut të gjembacit, klorelës dhe koriandrës për të eliminuar këto metale të dëmshme për organizmin tuaj.
  2. Më shumë selenium – Sigurohuni që të merrni sa më shumë selenium në dietën tuaj por mos e tejkaloni masën. Disa nga ushqimet që përmbajnë selen janë: salmoni, kërpudha, qepët etj.
  3. Suplementë të adaptogjenit – Mund të ulin nivelet e kortisolit dhe të përmirësojë funksionet e tiroides.
  1. Heqja e mbushjeve me argjend – Nëse keni mbushje me amalgamë, flisni me dentistin për një heqje të sigurtë.
  2. Ulni sasinë e karbohidrateve që merrni – Ulni sasinë e sheqernave që merrni dhe zëvëndësojeni me një dietë të pasur e të shëndetshme. Shumë femra zakonisht konsumojnë shumë karbohidrate që rrisin nivelin e estrogjenit dhe kanë efekte negative në gjëndrën tiroide. Në vend të këtyre konsumoni yndyrna të shëndetshme që balancojnë hormonet si: vaji i kokosit, avokado, salmon, fara chia etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here