Alopecia Areata është një sëmundje auto-imunitare që përfshin sistemin imunitar duke sulmuar qelizat në folikulat e flokëve tuaj, që cojnë në humbjen e flokëve.


























































































































































































Fjala Alopecia do të thotë “tullac/e” në latinisht. Areata do të thotë “arnoj/rregulloj/riparoj (sinonime). Pra kjo tregon që kjo sëmundje rezulton në disa zona tullacëllëku që shfaqen përreth skalpit dhe zona të tjera të fytyrës dhe trupit.


























































































































































































Sasia e flokëve të humbur varion nga një njeri në tjetrin. Disa njerë humbin flokë në zona të vogla dhe rrumbullake rreth ¼ e madhësisë, ndërsa të tjerë mund të përjetojnë humbje më të madhe deri në humbje totale.
Disa kura natyrale:
-Vaj esencial livandoje
Një nga benefitet e shumta të vajit të levandrës përfshin aftësinë për të shëruar dhe mbrojtur lëkurën. Punon si një anti-oksidant i fuqishëm dhe redukton inflamacionin.


























































































































































































– Vaji esencial i rozmarinës
Vaji i rozmarinës shpesh është përdorur për të rigjallëruar flokun e hollë dhe për të ndihmuar në rritjen e tij. Punon duke rritur metabolizmin qelizor që stimulon rritjen e flokëve. Studimet tregojnë që duke aplikuar vajin e rozmarinës lokalisht mund të jetë po aq efektiv sa minoxidili, një trajtim që përdoret për alopecia areata.


























































































































































































Ju mund të përdorni gjithashtu vajin e rozmarinës për të trajtuar zbokthin dhe skalpin e thatë. Thjesht aplikoni 2-3 pika të vajit të rozmarinës në zonën ku keni shqetësime dy herë në ditë.
-Akupunktura
Akupunktura është përdorur si një kurë natyrale për alopecia areata sepse mund të reduktojë qelizat T1 që po sulmojnë folikulat e flokëe dhe po shkaktojnë humbjen e tyre.
Gjithashtu punon për të stimuluar dhe ngrohur folikulat e flokëve, redukton inflamacionin dhe rrit qarkullimin e gjakut në zonën e prekur. Akupunktura gjithashtu është efektive në reduktimin e ankthit dhe depresionit. Këto janë dy nga gjendjet që shumë pacientë me alopecia areata mund të përjetojnë.
-Konsumoni ushqime anti-inflamatore
Një nga komponentët më të rëndësishëm për të trajtuar një sëmundje auto-imunitare në mënyrë natyrale është duke konsumuar ushqime shëruese të pasura me nutrientë, që janë efektive në reduktimin e inflamacionit dhe të lejojnë trupin tuaj ta marrë veten shpejt. Shmangni të gjitha ushqimet e procesuara dhe me sheqer.


























































































































































































Në vend të këtyre, hani ushqime anti-inflamatore si perimet jeshile, brokoli, arrat, farat dhe erëza si shafrani dhe xhinxheri, salmon, lëng kockash dhe vaj kokosi. Këto ushqime sigurojnë anti-oksidantë, minerale të rëndësishme dhe acide yndyrore esenciale.