Anemia mposhtet edhe me ushqim!

0
139

 

Ka disa lloje të anemisë. Ka anemi të lindura, anemi si rezultat i prishjes të shpejtë të qelizave të gjakut dhe kryesisht janë ato anemi që quhen hemolitike, ka dhe anemi si rezultat i sëmundjes së mëlçisë dhe veshkave.

Anemia më rutinë por edhe më e thjeshtë për t’u trajtuar është anemia me mungesë të hekurit.

Ja disa ushqime që luftojnë aneminë:

Salmoni është mbajtësi më i mirë i hekurit, së bashku me tonin dhe sardelet, por duke u shoqëruar hekuri dhe yndyrat e pangopura që kanë efekte pozitive në organizëm. Frutat e detit (karkaleca, midhje, oktapod).

Bimët bishtajore: fasulja, thjerrëzat (lentilet), bizelet. Por kini kujdes se bishtajoret kanë acid fitik që bllokon përthithjen e hekurit, prandaj këshillohet që ato të lihen në ujë gjithë natën para se të gatuhen.

Gjalpi i kikirikut në anemine që ka mungesë të hekurit është burim i mirë hekurit. Dy lugë gjelle gjalpë kikiriku përmbajnë 0.6 mg hekur.

Spinaqi dhe perimet jeshile në përgjithësi janë burim i mirë hekuri dhe vitamine C. Spinaqi përmban edhe fibër, vitaminë A, B9 dhe E, kalcium dhe beta-karroten që janë të domosdoshme për trup të shëndetshëm. Megjithatë, hekuri i spinaqit nuk përthithet lehtë nga trupi prandaj këshillohet që spinaqi të konsumohet me ushqime të tjera të pasura në hekur të tretshëm si patatet dhe brokoli. Këto ndihmojnë në tretjen dhe përthithjen e hekurit të spinaqit. Paradoksalisht, megjithëse është i pasur në hekur, spinaqi është faktikisht pengues i hekurit. Gjysmë gote spinaq i zierë përmban 3.2 mg hekur ose pak më pak se 20% të nevojave ditore në hekur.

-Kale dhe varietete të saj
-Zarzavate
-Shegë
-Lakër zvicerane
-Speca të kuq dhe të verdhë
-Lakërishte
-Spinaq
-Lulerradhiqe
-Portokalle
-Luleshtrydhe
-Limon
-Limë
-Patate të ëmbla
-Panxhar

Shega përmban vitaminë C, hekur, vitamina A dhe E, si dhe fibër dhe potas. Shega ndihmon në zvogëlimin e simptomave të anemisë si pafuqia, marramendja, dhe humbja e dëgjimit. Perimet me gjethe të errëta si spinaqi janë një burim i shkëlqyer i hekurit jo-heme. Vitamina C nga agrumet ndihmon stomakun të absorbojë hekurin. Zarzavatet janë burime të shkëlqyera të vitaminës C dhe hekurit.

2) Arrat dhe farat
-Arrat shqeme
-Fara kërpi
-Fara luledielli
-Pistakë
-Arrat pine
-Arrat
-Kikirikët
-Bajamet
-Lajthitë

Arrat dhe farat janë disa nga ushqimet që përmbajnë më së shumti nutriente. 28 gr pistachio mund të sigurojnë 6.1% të vlerave të hekurit që rekomandohet për një përson (në ditë).

 

3) Mishi dhe peshku
-Mëlcia
-Mish qingji
-Goca deti
-Salmon
-Perk
-Mish vici
-Mish dreri
-Butakë
-Karkaleca
-Tuna
-Halibut
-Hedoku
-Mish pule

Mishi dhe peshku kanë hekur heme. Mishi i bardhë i pulës është një burim i shkëlqyer i proteinës heme. Pula e pjekur në zgarë e shoqëruar me brokoli, spinaq të kauardisur dhe domate është një vakt i përsosur për njerëzit që vuajnë nga anemia.

4) Vezët
Vezët janë të njohura për vlerat e tyre, por gjithashtu ato përmbajnë nivele të larta të hekurit. Vezët mund të kombinohen me një fetë buke të thekur, disa domate të tjekura si një pjatë ideale për mëngjes.

5) Fasule dhe bishtajore
-Qiqra
-Fasule të zeza
-Fasule lima
-Fasule në formë veshke
-Fasule soje

Thjerrëzat janë një superushqim për pacientët anemikë. Gjysëm kupe thjerrëza ka rreth 3.3 miligramë hekur, e cila është rreth 20% e sasisë së rekomanduar ditore. Fasulet janë gjithashtu një opsion i shkëlqyer për vegjetarianët pasi sigurojnë sasi të mira të hekurit.

 

6) Melasa e zezë
Melasa e zezë është e pasur në hekur. Ka vlera të larta nutricionale për shkak të kalciumit, vitaminë B6, selenit dhe magnezit. Janë perfekte për pacientët anemikë pasi jo vetëm që sigurojnë hekurin që ju duhet, por i mban të shëndetshëm për shkak të prezencës së shumë nutrientëve të tjerë.

Drithërat
Makaronat, drithërat dhe drithërat e fortifikuara me hekur janë opsione të mira për marrjen e hekurit që nevojitet. Megjithatë, ka edhe opsione natyrale. Ato janë të gjitha të pasura me hekur dhe mund të ndihmojnë në rritjen e nivelit të hemoglobinës në gjak.
-Quinoa
-Tërshërë
-Drithëra të plota
-Kamut
-Tef

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here