Çfarë keni ditur gabim rreth rritjes së bebit tuaj

0
59

Kujdesuni për foshnjat e porsalindur duke marrë në konsideratë këshillat e mjekut tuaj.

1- Foshnjat kanë nevojë për një dush për çdo ditë
Foshnjat nuk ndjersitën në të njëjtën mënyrë si të rriturit dhe nuk mbajnë erë të pakëndshme, prandaj ata kanë nevojë për një dush çdo dy apo tre ditë. Në qoftë se kjo është vetëm një pjesë e rutinës tuaj të përditshme, mos harroni të hidroni lëkurën e foshnjës me preparatet e nevojshme.

2- Nuk duhet që të merrni fëmijën tuaj kur qan, sepse do të llastohet
Bebet më të vogla se katër muaj kanë disa strategji vetë-qetësuese. Të vegjëlit mund të qetësohen duke pirë qumësht gjiri dhe dëshirojnë që të jenë të lidhur, dhe se kjo është ajo përafërsisht cfarë ata duan. Duke marrë fëmijën në krahët e juaj kur është duke qarë do të ndihmoni atë për të mësuar se ju jeni gjithmonë aty për t’u kujdesur për të.

3- Foshnjat flenë më mirë në një dhomë që është e qetë dhe e errësuar
Përderisa disa fëmijë vërtet e kanë gjumin e lehtë, disa të tjerëve nuk do t’ju pengonte një zhurmë e lehtë dhe pak dritë në dhomën ku flenë. Nëse ju e mësoni fëmijën tuaj për të fjetur në dhomën në të cilën nuk është heshtja absolute, kjo do të jetë një plus i madh për ju, sepse ju do të jeni në gjendje për ta vënë atë për të fjetur në situata të ndryshme. /Shkolla e Shëndetit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here