Ekspertët besojnë se numri i njerëzve që jetojnë me diabetin do të ngrihet dramatikisht 40 vitet e ardhshme. Sipas “Centers for Disease Control and Prevention (CDC)” , të paktën 1 në 3 të rritur mund ta kenë këtë sëmundje në 2050. Ka plot statistika alarmuese, por ka kaq shumë për ta parandaluar këtë sëmundje dhe për të ngadalësuar progresin, duke përfshirë konsumimin e një diete të shëndetshme.




















































































































7 rregulla për një ushqyerje të shëndetshme
Këtu janë 7 rregulla ushqyerje që mund ta mbajnë nivelet e juaja të sheqerit në gjak të normalizuar




















































































































1. Eliminoni pijet me gaz. As cajëra me sheqer. Jo lëngje. As soda. As limonadë me sheqer. As kafe me qumësht. Rekomandimi kryesor është të mos konsumoni sheqer. Pijet me sheqer nuk sigurojnë asgjë më tepër se kalori boshe dhe janë një rrisk që ndikon në shfaqjen e obezitetit.




















































































































2. Kujdes me procionet. Ju sërish mund të hani ushqimin që doni por me sasi më të vogla. Duhet të reduktoni ushqimet me kalori të larta, dhe ëmbëlsirat t’i ruani për raste speciale. Mbani mend që edhe ushqimi i shëndetshëm mund të cojë një shtim peshe nëse konsumoni shumë prej tij, dhe obeziteti është faktori kryesor për shfaqjen e diabetit të tipit 2.
3. Sa me shume fibra. Konsumoni ushqime që përmbajnë sasi të larta fibrash si perimet, frutat, fasulet dhe drithërat e plota. Fibrat mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe shmangin shtimin në peshë. Të paktën gjysma e pjatës suaj duhet të ketë fruta dhe perime. Këto mund të jenë të freskëta ose të ngrira. Shmangni ato me shumë kripë.




















































































































4. Zgjidhni me kujdes yndyrnat. Dieta juaj duhet të ketë disa yndyrna por kërkoni për burimet më të shëndetshme; ullinj, arra,fara dhe avokado.
5. Pini alkol në mënyrë të moderuar. Burrat nuk mund të pinë më shumë se dy gota në ditë, gratë jo më shumë se një. Një pije është 354 ml birrë, 147 ml verë, dhe 44 ml pije të tjera.




















































































































6.Zgjidhni me kujdes mishin. Një opsion është mishi i bardhë i pulës apo gjelit të detit pa lëkurë. Të shtoni peshk në dietën tuaj 2-3 herë në javë është një zgjidhje e shkëlqyer, pasi ndihmon në parandalimin e diabetit.




















































































































7.Qëndroni të hidratuar. Pini shumë ujë. Njërëzit shpesh ngatërrojnë etjen me urinë, e cila mund të cojë mbikonsumim dhe shtim të peshës. Ju ndiheni më mirë kur jeni të hidratuar pasi sheqeri në gjak ulet, kjo e fundit e cila ju duhet domosdoshmërisht.



















































































































