E njihni këtë bimë, ka vlera të jashtëzakonshme kuruese

0
775

Trëndafili i egër një bimë kurative, rritet në vendin tonë.

Eshtë shumë efektiv kundër diarresë, dhe këshillohet në rast inflamacioni. Eshtë mbrojtës i enëve të gjakut. Bima përdoret për të luftuar kollën dhe infeksionet, por krahas përdorimit të tij për ta bërë organizmin të ndihet më mirë.

Efektet pozitive
Trëndafili i egër njihet për vetitë e tij autostimulante dhe antialergjike. Për këtë arsye, ai është shumë efektiv kundër rrufës dhe virozave të dimrit. Ai forcon sistemin imunitar, pasi ka në përbërje të tij të njëjtën sasi vitamine C që kanë edhe agrumet.
Trëndafili i egër mund të përdoret edhe për të luftuar dhimbjet e kyçeve që vijnë nga reumatizma apo artriti.

Bima njihet gjithashtu për aftësinë që ka në parandalimin e formimit të gurëve në veshka, lufton me efikasitet sëmundjet kardiovaskulare, favorizon përthithjen e kalciumit e hekurit nga stomaku dhe redukton simptomat e infeksioneve urinare. Një tjetër përdorimi trëndafilit te eger është në rastet e menstruacioneve të bollshme te femrat.

Përdorimi: Në 1 litër ujë, zieni për 2 minuta, 1 lugë gjelle me frutat . Çaji konsumohet gjatë ditës.
Ruhet në vende të thata dhe larg rrezeve të diellit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here