Ja çfarë mund të bëni me pjesën e brendshme të arrave

0
1043

 

Arrat janë të shëndetshme dhe i ngjasojnë trurit të njeriut, kanë një ndikim tek funksionet e tij për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore Omega 3, të cilat ulin stresin dhe depresionin.

Efektet e mira të arrave ndihen edhe në gjumë, falë hormonit të melatoninës që sjell gjumin dhe qetësinë.

Arrat janë plot me antioksidantë dhe forcojnë sistemin imunitar. Ato mbajnë një nivel normal të insulinës në gjak dhe rrjedhimisht janë të mira për diabetin.

Por ajo që nuk dini është që nuk duhen hedhur pjesët e brendshme të arrava, meset që ndajnë thelpinjtë pasi me to mund të bëni një lëng që lufton kollën dhe problemeve me frymëmarrjen.

Ky lëng funksionon më së miri kundër bllokimit të arterieve koronare që e furnizojnë zemrën me gjak. Meset e arrave rekomandohen në veçanti për duhanpirësit. Nëse konsumohen rregullisht kanë ndikim kundër tensionit të lartë të gjakut dhe ulin dhimbjet e kraharorit.

Përgatitja e lëngut me pjesën e brendshme të arrave:

Në darkë zhysni këto fletë dhe në mëngjes, vini çajnikun në zjarr, zjeni ujin dhe hidhni në të meset e zbutura të arrave. Lëreni lëngun të ftohet dhe pijeni me gllënka të vogla me stomakun bosh.

Këtë proçedurë duhet ta zbatoni pa ndërprerje për shumë kohë. Pini nga një gllënkë para se të hani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here