Kanceri i gjirit dhe një gjë që duhet ta dinë të gjitha gratë dhe vajzat

0
145

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjsimit ndaj kancerit të gjirit.

Kanceri i gjirit është një sëmundje gjatë së cilës qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Ai mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë gjirit nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike, duke dhënë kështu metastaza në pjesë të tjera të trupit.

Edhe meshkujt mund të preken nga kanceri i gjirit, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te femrat. Disa femra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore, personale, familjare, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike.

Cilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit?

Kanceri i gjirit prek të gjitha femrat, por disa prej tyre janë më të rrezikuara se të tjerat nëse kanë faktorë rreziku për kancer gjiri. Disa femra preken nga kanceri i gjirit edhe pa ndonjë faktor rreziku të njohur. Nga ana tjetër, nëse një femër ka një faktor rreziku, kjo nuk do të thotë se detyrimisht do të preket nga kanceri i gjirit. Shumë femra kanë disa faktorë rreziku, por shumica e tyre nuk preken nga kanceri i gjirit.

Disa nga faktorët e rrezikut përfshijnë:

Moshën – rreziku për kancerin e gjirit rritet me rritjen e moshës; shumica e kancereve të gjirit diagnostikohen pas moshës 50 vjeç, por nga kanceri i gjirit mund të preken edhe moshat e reja.
Ndryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik, dhe rreziku i hasjes së këtij kanceri te këto femra arrin deri në 80%. Këto lloje kanceri zhvillohen te femrat e reja dhe mund të prekin të dy gjinjtë.
•Fillimin e hershëm të menstruacioneve/periodave-femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur kështu rrezikun për kancer gjiri.
•Shtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve – gratë që kanë patur shtatzëninë e parë pas moshës 30 vjeç apo ato që nuk kanë pasur asnjë shtatzëni, kanë një rrezik më të lartë për kancerin e gjirit.
•Fillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç-ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.
•Mungesën e aktivitetit fizik – gratë që nuk janë fizikisht aktive kanë një rrezik më të lartë për kancer gjiri. Gjithmonë e më tepër janë duke u shtuar faktet që dëshmojnë se aktiviteti fizik sistematik dhe i moderuar ul rrezikun për kancer gjiri.
•Të qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës – gratë pas menopauzës, të cilat janë mbipeshë apo obeze, kanë një rrezik më të lartë për kancer gjiri sesa ato me peshë normale. Kontrolli i dietës mund të parandalojë një përqindje të kancerit të gjirit.
•Indin e gjirit të ngjeshur/të dendur – gratë me gji të dendur kanë më shumë gjasa për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Gjinjtë e dendur kanë më shumë ind lidhës se ind dhjamor, gjë që ndonjëherë vështirëson kapjen herët të tumoreve nëpërmjet mamografisë.
•Historitë personale me kancer gjiri – gratë që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit. Një grua me kancer në njërin gji ka rrezik 3-4 herë më të lartë për kancer në gjirin tjetër apo në një pjesë tjetër të të njëjtit gji.
•Historitë personale me disa sëmundje gjiri jokanceroze – disa sëmundje jokanceroze të gjirit janë të lidhura me një rrezik më të lartë për kancer gjiri.
Historitë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën, motrën, vajzën (të afërm të shkallës së parë) ose anëtarë të tjerë të familjes nga ana e nënës ose babait, të cilët kanë pasur kancer gjiri. Të paturit e një të afërmi mashkull me kancer gjiri, po ashtu rrit rrezikun e një gruaje për t’u prekur nga kanceri i gjirit.
Trajtimet e mëparshme me rrezatim – gratë që kanë patur terapi rrezatimi në gjoks ose gji (si p.sh. trajtimi i sëmundjes Hodgkin) para moshës 30 vjeç, kanë rrezik më të lartë për kancer gjiri.
•Alkoolpirjen – studimet tregojnë se rreziku i një femre për kancer gjirit rritet në proporcion me sasinë e alkoolit që ajo pi.
Pirjen e duhanit, ekspozimin ndaj kimikateve që shkaktojnë kancer, punën natën, të cilët janë faktorë që gjithashtu mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit.

Nëse një femër ka faktorë rreziku për kancer gjiri, duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun, si dhe për kontrollet që duhen bërë.

Cilat janë simptomat e kancerit të gjirit?
Njerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë.

Disa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:
•Një gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjendra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin, por jo çdo gjëndër në gji është kancer. Shumë gjëndra në gji shkaktohen nga gjendje të tjera mjekësore si p.sh. kistet e gjirit.
•Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.
•Ndryshime të lëkurës së gjirit-skuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.
•Skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit, gropëzim i thithit të gjirit.
•Rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun.
•Çdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit.
•Dhimbje në gji.
•Fryrje apo enjtje e krahut nga njëra anë. Disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo enjtje të tij. Prandaj, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.
•Çdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji

Disa studime deshmojne se dieta luan nje rol, sidomos studimet gjeografike te cilat verejne nje risk me te ulur ne vendet ku dieta tradicionalisht eshte e varfer me yndyrna te saturuara. Gjithashtu duket se kalorite ditore kane nje lidhje te lehte me kancerin e gjirit ndoshta permes krijimit te mbipeshes.

Gjithsesi studimet nuk arrijne te provojne diferenca ne dietat e ndryshme te te njejtit komunitet dhe sidomos marrja e vitaminave si suplement nuk duket te luaje ndonje rol. Me shume studime nevojiten ne kete fushe.

6.Njohuritë që do të ndihmojnë përpara dhe pas operacionit të gjirit.

Pas diagnostikimit për kancer gjiri, shpeshherë gratë kanë ankth dhe stres. Më poshtë paraqiten disa këshilla të thjeshta për të minimizuar efektin e tyre ne shëndet:
Ndiqni këshillat e mjekut.
Merruni me aktivitet fizik ose shëtisni në natyrë.
Bisedoni me anëtarët e familjes dhe miqtë .
Merruni me aktivitete që kanë ndikim pozitiv në jetën tuaj.
Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme.
Shmangni konsumin e alkoolit dhe duhanit.
Qetësohuni.
Bëni gjumë të rehatshëm.

Gratë që kanë përfunduar trajtimin për kancerin e gjirit duhet të vazhdojnë të ndiqen nga një personel shëndetësor i kujdesit parësor. Qëllimi i ndjekjes së mëtejshme të gruas është monitorimi dhe menaxhimi i çdo efekti të mundshëm, i afërt apo i vonë, nga trajtimi i kryer dhe për të kontrolluar për ndonjë shenjë që na tregon se kanceri mund të jetë kthyer.

Në përgjithësi, gratë që janë trajtuar për kancer gjiri duhet të
kontrollohen për 3 deri në 5 vitet e para pas tij çdo 3-6 muaj
dhe më pas një herë në vit.

Si përfundim një gjë duhet të dinë të gjitha gratë dhe vajzat: Ekzistojnë trajtime që mund t’ju ndihmojnë, pavarësisht se çfarë tipi dhe stadi ka kanceri i gjirit tuaj. /SHKOLLA E SHENDETIT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here