Kjo është ushqyerja ideale në shtatzëni

0
175

Ushqimi duhet të jetë aleati juaj më i mirë sidomos gjatë periudhës së shtatëzanisë, periudhë gjatë së cilës medikamentet duhet të merren në mënyrë minimale.

Kumbulla.
Një qetësues natyral kundër konstipacionit (kapsllëkut), problem i cili është shumë i shpeshtë tek gratë shtatëzana. Ato janë shumë të pasura me ujë dhe fibra, dhe nëse janë të freskëta e hidratojnë shumë mirë organizmin. Janë shumë të pasura me minerale si hekuri dhe kaliumi.

Boronica.
Shërben për të forcuar kapilarët e gjakut, në mënyrë që të mos ketë gjakderdhje nga hunda, mavjosje në këmbë etj. Ato janë të pasura me vitaminë C2, vitaminë P etj. Janë shumë të mira edhe për të luftuar infeksionet kërpudhore (myk).

Banania.
Janë një aleat shumë i mirë kundër djegieve të stomakut kjo pasi janë në gjendje të mbrojnë mukozat e stomakut, duke qënë se vepron tek muret e stomakut duke stimuluar prodhimin e një shtrese mukusi. Përmban edhe kalium i cili parandalon krampet si edhe lodhjen. Lufton gjithashtu edhe hipertensionin.

Domatet. Aleati i lëkurës. E ushqeni atë për t’i dhënë elasticitetin e duhur.
Ato janë të pasura me vitaminë C si edhe ndihmojë në formimin e kolagjenit.

Salmoni. Përmban shumë acide yndyrore të cilat luftojnë ankthin dhe stresin.
I krijoni vetes humorin e mirë duke konsumuar këtë peshk.

Fistikët.
Ato përmbajnë kalium dhe kalçium të cilët do të shërbejnë edhe për të luftuar krampet. Dhimbjet muskulare mund të kthehen në një shqetësim, kryesisht gjatë natës nëpër këmbë dhe kofshë. Mineralet që ky ushqim përmban ndihmojnë në luftimin e këtyre krampeve.

Xhinxheri. Aleati ideal për të luftuar të vjellat e shtatëzanisë. Gjithashtu njihet për efektin që ai ka kundër lodhjes dhe stresit. I jep organizmit një ndjesi mirëqënie të përgjithshme.

Gjeli i detit. Është shumë i pasur me hekur dhe për këtë arsye do të jetë një ushqim tepër i mirë për të luftuar aneminë. Është gjithashtu një burim shumë i mirë proteinash dhe aminoacidesh. Tretet lehtësisht nga organizmi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here