Çfarë duhet të dini për sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur?

0
391

Mëlçia e dhjamosur shpesh herë nuk shkakton probleme.

 

Ne këto raste ajo quhet asimptomatike. Humbja në peshë, kufizimi i yndyrave dhe gjimnastika tek pacientët mbipeshë prodhon rezultate të paqëndrueshme për një kohë të gjatë, por gjithsesi është mire të bëhen përpjekje.

Dhjamosja e mëlçisë e shkaktuar prej toksikimit nga alkooli mund të mos përmirësohet edhe pse ndërpritet përdorimi i tij. Kontrolli i mire i diabetit mund të reduktojë dhjamosjen e mëlçise.

Duhet të ulni nivelin e triglicerideve me dietë dhe medikemente. Ushqehuni në mënyrë të shëndetëshme dhe të balancuar. Rrisni aktivitetin tuaj fizik.

Mëlçia e dhjamosur dhe trajtimi

Kryeni kontrolle periodike të rregullta tek mjeku specialist i mëlçisë.

Nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur ose steatohepatitin jo alkoolik (NASH), por përmirësimi i dietës dhe rritja e aktivitetit fizik mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve.

Ecuria

Mëlçia e dhjamosur mund të mos shkaktojë dëmtime, por mund të çojë në infeksione të mëlçisë. Kjo situatë quhet steatohepatitis.

Kur është e lidhur me abuzimin me alkool quhet steatohepatitis alkoolik.

Shpesh nuk është e lidhur me alkoolin. Në këtë rast quhet steatohepatitis joalkoolik (NASH në anglisht). Me kalimin e kohës mëlçia dëmtohet rëndë. Kjo situatë quhet cirrozë.

Cirroza hepatike është një situatë serioze që çon në mosfunksionimin e mëlçisë. Steatohepatitis joalkoolik është një ndër shkaqet e cirrozës hepatike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here