Mënyra natyrale për trajtimin e Artritit Reumatoid

0
211

Shumë njerëz po i drejtohen mjekësisë alternative për të shëruar artritin. Janë disa trajtime të thjeshta dhe natyrale të cilat kanë treguar rezultate efektive.

Artriti reumatoid eshtë një formë inflamatore e artritit. Membrana sinoviale është sulmuar dhe do të shkaktojë ënjtje dhe dhimbje.  Nëse kjo gjendje lihet pa trajtuar mund të cojë në deformime. Artriti reumatoid është më i zakonshëm te gratë, sesa te meshkujt. Zakonisht diagnostikohet pas moshës 40 vjec. Por dhe fëmijët e moshat më të vjetra mund të preken.

Qershitë
Qershitë janë të pasura në magnez i cili eliminon dhimbjen dhe kalium i cili sillet si diuretik në reduktimin e inflamacionit. Për të hequr qafe dhimbjen, ju duhet të hani 6-8 qershi në ditë. Ato mund të jenë në cdo formë, të freskëta apo të ngrira. Një teknikë japoneze është tepër efektive në trajtimin e artritit. Mjafton të zieni qershitë dhe të bëni një shurup të ëmbël. Kjo e bën një trajtim të ëmbël për të lehtësuar dhimbjen.

Terapia e ujit
Një tjetër metodë e thjeshtë është terapia e ujit. Ky trajtim konsiston në futjen në ujë të ngrohtë të kyceve që dhembin për rreth një orë. Temperatura e ujit duhet të jetë 93.5 gradë Fahrenheit, temperature normale e trupit.

Xhinxheri
Xhinxheri gjithashtu është një trajtim efektiv për artritin. Duke përdorur xhinxherin rregullisht në ushqime, ndihmoni në lehtësimin e dhimbjes. Mund ta përdorni në salca, sallata, oriz, madje dhe supëra.

 Aloe Vera
Aloe Vera ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes për të promovuar shërim. Fuqizon sistemin imunitar dhe nivelet e energjisë. Aloe vera siguron agjentët e duhur që trupi të rimarrë veten.

Trajtimi me patatet
Për të reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin, ajo që ju duhet është një gotë me ujë të ftohtë dhe patate.
Përbërësit:
-5 feta patateje të paqëruara
-1 gotë ujë të ftohtë
Procedura: Merrni fetat e paqëruara të patates dhe zhytini ato në një gotë me ujë të ftohtë gjatë natës. Ju duhet ta pini këtë ujë me stomak bosh cdo mëngjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here