Pse duhet konsumuar rukola?

0
437

Rukola konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme.

Ajo është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur. Përmban  gjithashtu folat, kalium, beta-karoten, si dhe antioksidantë të tjerë.

Rukola përmban lëndë ushqyese të cilat e ndihmojnë trupin për të menaxhuar peshën, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e shikomit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Folatet që ndodhen te rukola mund të ndihmojë gratë shtatzëna për të zvogëluar rrezikun e lindjes së foshnjave me defekte. Gjithashtu mund të rrisë pjellorinë mashkullore, të parandalojë osteoporozën, të përmirësojë diabetin dhe performancën atletike duke zvogëluar sasinë e oksigjenit të nevojshëm gjatë stërvitjes.

Rukola mund të forcojë kockat, të përmirësojë cilësinë e lëkurës, të forcojë funksionet e trurit dhe të nxisë sistemin imunitar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here