Shpjegimi mjekësor, çfarë duhet të bëni për të rënë në peshë

0
460

Për të rënë në peshë duhet te kemi parasysh që duhet të hamë më shpesh. Ekziston nje mendim mjaft i gabuar, që njerëzit obezë duhet të hanë më pak. Bazuar në studime të ndryshme vihet re që,  personat mbipeshë nuk hanë më shumë se personat e dobët.

Vihet re një problem mjaft i madh kur perpiqemi të biem në peshë dhe për këtë provojmë të mos konsumojmë vaktin e mëngjesit, në drekë mund ta shtyjmë vetëm me një sallatë dhe në darkë të konsumojmë diçka shumë të lehtë.

Ky moment veçon si mjaft të rëndësishëm matjen e sasisë të ketoneve në urinë. Në këtë rast do të kishim një rënie në peshë mbase, por kjo nuk do të kishte absolutisht  lidhje me djegien e dhjamërave, pasi trupi humbet vetem inde muskulare, madje dhe inde të muskujve të zemrës.

Kjo situatë mund të  jetë  kritike për organizmin. Këshillohet të konsumohet ushqim përpara se të ndiheni të uritur. Duhet të konsumohen ushqime të mira të cilat e ndihmojnë trupin të djegë dhjamëra, dhe për këtë do të arrihet një rënie në peshë pa përjetuar aspak ndjenjën e urisë.

Ngrënia e një sasie të vogël proteine pa dhjam dhe konsumimi i yndyrnave të mira çdo 2-3 orë, ju ndihmon të mos ndiheni të uritur si dhe ju ndihmojnë të digjni sa më shumë yndyrna. Mjaft e rëndësishme gjatë gjithë ditës është dhe monitorimi i kohës kur organizmi fillon të ndihet i uritur.

Përpara se të fillojë cikli i urisë apo i gërryerjes të stomakut, duhet të mësohemi që gjatë gjithë ditës të konsumojmë vakte të vogla dhe koha më e mirë do të ishte 30-45 minuta përpara se të fillonte kjo ndjenjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here