Si të shëroni sëmundjet e stomakut, ndiqni këto këshilla

0
817

Sëmundjet e stomakut janë të shumta dhe të ndryshme.

 

Për mjekimin e tyre ju vijnë në ndihmë një sërë produktesh ushqimore, të cilat mund t’i përgatitni lehtësisht.

Stomaku gjendet në pjesën e sipërme të barkut, nën brinjë dhe diafragmë, dhe lidhet me gurmazin dhe zorrët si një kanal i përbashkët, i cili vazhdon deri në anus.

Disa kura të vlefshme për shqetësimet në stomak:

Djathë dhe qumësht
Për ulcerën përdoret kjo metodë kurimi. Merrni 1 kg djathë të ri pa kripë, 1 kg qumësht të zier dhe të ftohtë. I përzieni bashkë derisa të formohet një formë kremi. Përgatesën e mbani në një enë në frigorifer dhe e konsumoni çdo vakt nga një lugë gjelle para buke.

Përzierje bimësh
Për mjekimin e gastriteve hiperacide përdoret kjo kurë. Merrni 10 gr rrënjë çikoreje, 10 gr fruta të dëllinjës së zezë, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 lugë çaj nga kjo përzierje dhe e valoni më 1 gotë ujë për 15 min. Ky çaj pihet nga 2 gota çaji në ditë.

Majdanoz
Për shqetësime në stomak merrni 1 lugë gjelle majdanoz, po 1 lugë gjelle rrënjë grami dhe një dorë mustaqe misri. Përzierjen e zieni me 3 gota uji për 15-20 minuta. Përgatesa pihet 2 herë në ditë nga 1 gotë e gjysmë uji para buke për 5-6 ditë rresht.

Panxhari i kuq
Për shërimin e stomakut, merrni 50 gr lëng panxhar të kuq, 50 gr lëng patatesh të shtrydhura, 50 gr lëng boronicë. Këto përzihen në një enë dhe lihen aty për 7 ditë rresht. Ky lëng përdoret për mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe për shërimin e ulcerave në stomak e duoden. /Shkolla e Shëndetit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here