Simbol i Halloween-it, por kungulli ka edhe shumë veti kurative

0
68

Kungujt e Halloween-it, kungujt që piqen, që pushtojnë pazaret e fruta-perimeve, kungujt me të cilat krijohen ide pa fund dekori, kanë një seri të vetive kurative.

Në qoftë se keni vendosur ti përdorni për Halloween ju do përfitoni farat dhe pjesën mishtore të brendshme kur ta hiqni, mbajeni dhe përdoreni për përkëdhelje bukurie natyrale të vetes tuaj. Po, sepse kungulli – hipokalorik, shumë i ushqyeshëm dhe shumë i pasur me antioksidantë e vitamina – është një aleat bukurie.

Për fytyrën

Zieni pjesën e tultë të kungullit dhe grijeni në frulator.
Hidhini një lugë vaji jojoba dhe gjysmë luge kanellë.

Përziejini mirë produktet derisa të përfitoni një formë kremoze.
Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.
Shpëlajeni më pas me ujë të rrjedhshëm.

Për lëkurën

Përzieni gjysmë tasi pure kungulli me gjysmë tasi vaj kokosi.
Aplikojeni gjerësisht në të gjithë trupin dhe bëni masazh.
Lëreni për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.

Për thonjtë

Pak pika të vajit esencial të përftuar nga farat e kungullit për t’u thënë lamtumirë thonjve të butë. Masazhoni sipër e poshtë shtratit të thonjve 1-2 herë në ditë për dy muaj dhe do të shikoni rezultatin.

Për flokët

Copëtoni tulin e kungullit, hidhini një lug mjaltë dhe një lugë vaj Argan.
Aplikojeni tek flokët e tharë dhe lërini ashtu për 20 minuta.
Shpëlajini më pas me ujë të rrjedhshëm dhe lajini me shampon që përdorni zakonisht.

Në qoftë se nuk e dinit, mësojeni: Farat e kungullit janë një minierë natyrale me zink, shumë me rëndësi për lëkurën. Një grusht me fara kungulli në ditë janë një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar aknet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here