Trupi yne treguesi i disa problemeve

0
793

Një dëshirë për të përtypur akull ose për të ngrënë diçka të kripur gjatë gjithë kohës mund të jetë një shenjë e një problemi më të thellë ose mungesës së mineraleve dhe vitaminave, thonë specialistët. Kjo është arsyeja pse është gjithmonë një ide e mirë t’i kushtoni vëmendje çdo zakoni të ri, veçanërisht nëse ato lindin papritmas.

Ne kemi bërë një listë të gjërave që trupi juaj mund të përpiqet t’ju tregojë duke shpresuar se do t’ju ndihmojnë të jetoni një jetë të gjatë dhe të lumtur!

Dëshironi të përtypni akull

Një dëshirë për të kafshuar akull mund të shpjegohet lehtë dhe mund të jetë më shumë sesa një zakon. Një mungesë hekuri ose anemia mund të jetë arsyeja e kësaj dëshire të pazakontë, kanë treguar disa studime.

Ju mund të duhet të bëni disa teste gjaku për të kontrolluar dhe për të parë nëse keni nevojë të filloni të merrni suplemente.

Ndryshimet në ngjyrën e syve

Nëse ka një unazë të bardhë ose gri rreth kornesë së syve, mund të jetë një shenjë e kolesterolit të lartë për njerëzit nën 45 vjeç. Unaza është e padëmshme në vetvete dhe ka vetëm një efekt vizual.

Dëshira për kripë

Nuk ka problem të pëlqeni ushqimin e kripur, por kur nuk mund ta kontrolloni më dhe ushqimi i kripur bëhet e vetmja gjë që dëshironi, është koha të pyesni veten pse. Kjo mund të nënkuptojë një mungesë hekuri, anemi, dehidrim ose sindromë premenstruale, sipas burimeve mjekësore.

Një ndjesi sikur diçka po ju pickon nën këmbët tuaja

Nëse keni ndjesi të çuditshme nën këmbët tuaja, si zvarritje ose kërkesa për të lëvizur, mund të jetë një simptomë e sindromës së këmbëve të shqetësuara. Ky çrregullim është afatgjatë dhe shpesh e ndjeni këtë shqetësim gjatë natës kur po përpiqeni të pushoni.

Ashpërsim i lëkurës

Mos i injoroni problemet e lëkurës ose mos i nënvlerësoni ato. Kur lëkura bëhet e trashë dhe kruhet, mund të jetë një shenjë e një sërë problemesh të brendshme si një çrregullim hormonal, ekzemë ose alergji. Ju mund të bëni disa teste gjaku nëse ky problem vazhdon ose nëse duket se po përkeqësohet.

Një ndryshim në shkrimin e dorës, një humbje nujatjes dhe ëndrra të shpeshta

Të gjithë ka të ngjarë të kenë dëgjuar për sëmundjen e Parkinsonit, por jo aq shumë prej nesh i dinë simptomat e saj. Dridhjet, ngadalësia e lëvizjes, gjumi i dobët së bashku me makthet dhe ndryshimet në të folur dhe të shkruarit mund të jenë shenja të sëmundjes, paralajmërojnë mjekët.

Zemërim dhe sjellje agresive

Shpërthimet e zemërimit mund të mos jenë gjithmonë rezutat i personalitetit tuaj. Në fakt, mund të lidhet me depresionin, thonë disa studiues. Sipas tyre, depresioni nuk është gjithmonë vetëm të keni mungesë energjie ose të përjetoni trishtim – mund të keni sjellje agresive gjithashtu.

Flini shumë

Ky çrregullim quhet hipersomnia dhe mund të burojë nga gjëra që vërtetojnë se nuk është thjesht lodhje, thonë mjekët. Disa sëmundje autoimune mund të shkaktojnë ndjenjën e dëshirës për të rënë në gjumë pothuajse kudo.

Harresa, lodhja dhe një rënie e dëshirave seksuale

Ndonjëherë njerëzit e ngatërrojnë këtë me depresionin sepse duket sikur jeni kaq i lodhur dhe ju ka ardhur në majë të hundës me gjithçka sa nuk keni energji për të mbajtur mend gjërat.

Mjekët shprehen se është më mirë të mos e injoroni një gjendje të tillë sepse mund të nënkuptojë një problem me hormonin tiroide në trup. Ju gjithashtu mund të fitoni peshë dhe të ndjeni të ftohtë.

Gjithmonë ndjeheni të etur

Nuk është normale të ndjeheni të etur gjatë gjithë kohës, thonë specialistët. Ka disa raste kur mund të lidhet me ushqimin që ju hani, kështu që kontrolloni nëse po hani shumë produkte pikante ose të kripura. Etja e vazhdueshme mund të jetë gjithashtu një shenjë e diabetit ose shtatzënisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here