Cfarë është yndyra e trupit tuaj? Si ta testoni atë?
Kur vjen puna për të gjurmuar humbjen e peshës, shumë njerëz mbështeten në peshore për të parë nëse kemi humbur apo për të fituar peshë. Por duke marrë parasysh që njerëzit mësojnë shpejt, e kanë kuptuar që kjo nuk është mënyra më e mirë për të gjurmuar humbjen e peshës. Një peshore mat gjithcka duke përfshirë muskujt, yndyrën, kockat dhe cfarë hani apo pini gjatë ditës. Kjo do nuk do të thotë atë cfarë ju vërtet duhet të dini: Sa shumë yndyrë keni?
Përbërja e trupit
Përbërja e trupit është thjesht raporti i masës trupore dhe masës së yndyrës.
Kaq shumë yndyrë mund të cojnë në probleme shëndetsore si sëmundje të zemrës, diabetin, kolesterolin e lartë dhe gjendje serioze.
Kategoritë e yndyrës së trupit për femrat
➡️ 10-12% – Yndyrë esenciale
➡️ 14-20% – Nivelet e yndyrës atletike
➡️ 21-24% – Nivelet e yndyrës së fitnesit
➡️ 25-31% – Nivelet e pranueshme të yndyrës
➡️ <32% – Obezë
Kategoria e yndyrës në trup për meshkujt
➡️ 2-4%-Yndyrë esenciale
➡️ 6-13%– Nivelet e yndyrës atletike
➡️ 14-17%- Nivelet e yndyrës së fitnesit
➡️ 18-25%- Nivelet e pranueshme të yndyrës
➡️ < 26%- Obezë
Tani si të zbulojmë sa është niveli i yndyrës në trup? Poshtë janë metodat më popullore për të testuar përbërjen e trupit.
✅ DEXA (absorptiometria me rreze X të energjisë së dyfishtë)
Ky test përdoret për të matur densitetin e kockave, por gjithashtu mat përqindjen e yndyrës së trupit, si dhe ku ndodhet shumica e yndyrës.
Faktet rreth DEXA:
DEXA përdor një skaner të tërë trupit dhe dy rreze X të dozës së ulët për të lexuar masën e kockave dhe masën e indeve të buta. Duhen rreth 10-20 minuta për të bërë një skanim të trupit. Ai siguron një shkallë të lartë të saktësisë me një diferencë prej 2-3% të gabimit. Kjo konsiderohet si një standard ari për matjen e yndyrës së trupit dhe densitetit të kockave. Është pa dhimbje.
✅ Peshimi hidrostatik
Eshtë një mënyrë e bukur për të thënë peshim nën ujë. Ashtu si DEXA, ky test është një nga më të saktët. Si punon:
Ju uleni në një peshore brenda një “ ene” me uji dhe fryni sa më shumë ajër sa mundeni. Zhyteni nën ujë ku fryeni prapë sa më shumë ujë. Meqë yndyra është më e lehtë se uji, sa më shumë yndyrë të keni, aq më shumë do të notoni. Shkalla mat peshën nën ujë për të parë densitetin e trupit. Marzhi i gabimeve është rreth 2-3%, por saktësia varet nga sasia e ajrit që nxirrni. Ju duhet të nxirrni të gjithën jashtë ndryshe nuk do të jetë aq e saktë. Kjo është një mënyrë e vështirë për të matur yndyrën e trupit meqë është e parehatshme dhe pak e frikshme.
✅ Kalipers ( Testi i pickimit)
Kjo metodë përdor kaliperët për të matur trashësinë e lëkurës në disa zona të trupit. Si punon:
Një ekspert pickon lëkurën tuaj në zona të ndryshme dhe e mat me kaliperë. Rezultatet llogariten me një formulë që nxjerr yndyrën e trupit. Rezultatet bazohen në idenë që trashësia e yndyrës poshtë lëkurës reflekton yndyrën totale të trupit. Mund të jetë aq e saktë sa metodat e përmendura, por zakonisht nuk është. Varet nga aftësia që testuesi ka për të ndarë yndyrën nga muskuli dhe për të gjetur vendin e duhur për të pickuar. Kjo është një nga mënyrat më të disponueshme për të matur yndyrën në trup dhe përgjithësisht është pa dhimbje. Një metodë me një kosto thuajse të papërfilllshme ose pa kosto fare. Ju mund të bleni dhe kaliperin tuaj, por rezultatet nuk do të ishin të sakta. Nëse nuk jeni të profilizuar apo të aftë, rezultatet mund të jenë të gabuara. Dhe merrni po të njëjtin ekspert.
✅ Rezistenca bio-elektrike
Kjo është një nga metodat më të shpejta për të testuar yndyrën në trup duke përdorur shkallën e BIA. Ose përdorni një matës dore ose qëndroni në një shkallë BIA, një sinjal kalon nga dora në dorë ose nga këmba në këmbë. Sa më shpejt sinjali udhëton, më shumë muskuj keni.
Rezultatet janë të bazuara në faktin që uji sjell elektricitet. Yndyra përmban aspak ujë ndërsa muskuli rreth 70% ujë. Kjo metodë mund të jetë e saktë më një marzh gabimi 4%, por zakonisht rezultatet ndikohen nga hidratimi, marrja e ushqimit, dhe temperatura e lëkurës. Nëse jeni të dehidratuar, përqindja e yndyrës së trupit do të tregojë nivel më të lartë sec është. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të testuar yndyrën në trup. Sigurohuni që ta bëni në një kohë të caktuar të ditës, prsh herët përpara se të hani mëngjes, por pas një gote me ujë.
✅ Indeksi i masës trupore
BMI merr në kontroll peshën dhe gjatësinë, duke ju dhënë një numër që mund ta krahasoni me grafikun e BMI. Nuk ju jep një përqindje të yndyrës por tregon nëse jeni mbi peshë apo obez. Prsh nëse BMI është 22, kjo nuk do të thotë që yndyra e trupit është 22%.
Më pak se 18.5 % do të thotë se jeni nën peshë
25-30% do të thotë se jeni mbi peshë
Më shumë se 30% konsiderohet obezitet
Kjo llogari nuk është dhe aq e saktë, pasi nuk merret parasysh mosha dhe gjinia. Një person muskuloz mund të ketë një BMI të lartë që nuk reflekton përbërjen e saktë të masës trupore.
Patë shumë metoda që mund të testoni yndyrën në trup dhe shumë të tjera që nuk u përmendën. Saktësia është e rëndësishme por të gjitha këto metoda të përdorura në mënyrë të saktë mund të llogarisin masën e yndyrës së trupit. Duke gjurmuar yndyrën në trup është mënyra më e mirë për kuptuar që po humbni peshë e po fitoni muskuj. Mos e testoni shumë shpesh, prsh cdo 4-8 është koha e duhur.