7 shenja që tregojnë se ju mungojnë disa vitamina kryesore në trupin tuaj

0
4899

 

A keni vënë re së fundmi ndryshime në humor, lëkurë ose nuk ndiheni energjik?

Këto ndryshime në dukje të padëmshme mund të jenë një shenjë treguese e mungesës së vitaminave. Nëse merrni një multivitaminë çdo mëngjes, ndoshta mendoni se i keni marrë të gjitha vitaminat e duhura, por mungesa e tyre mund t’ju “kapë mat”, edhe kur mendoni se jeni duke bërë gjithçka siç duhet.

Konsumi i një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar është mënyra më e mirë për të marrë të gjitha vitaminat, mineralet dhe lëndët e tjera ushqyese që i nevojiten trupit tuaj. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve tuaja, mund të filloni të përjetoni simptomat e mungesës së tyre. Simptomat janë shpesh delikate dhe nuk janë dukshme, por me kalimin e kohës mungesa e disa vitaminave mund t’ju bëjë të mos ndiheni mirë fizikisht. Nëse vëreni ndonjë nga shenjat e mëposhtme, është koha të shihni se çfarë mund të mungojë në dietën tuaj.

1. Thembrat e plasaritura
Ka disa faktorë të ndryshëm që ndikojnë tek thembrat e plasaritura. Mund të vëreni se thembrat tuaja plasariten dhe me siguri supozoni se shkaku është dehidratimi. Por ka një shkak tjetër më pak të njohur se pse lëkura juaj është e thatë dhe e plasaritur, e cila është mungesa e vitaminave në dietën tuaj.

Nëse ju mungojnë vitaminat B3, C ose E, mund të filloni të shihni të shfaqen çarje në thembrat tuaja. Të treja këto vitamina luajnë një rol të veçantë në mbajtjen e lëkurës tuaj të shëndetshme, kështu që kur keni mungesë të tyre, trupi juaj do të luftojë për të hidratuar dhe zbutur lëkurën. Mungesa e vitaminës B3, sjell simptoma të tjera si: skuqje të lëkurës, të përziera ose plagë në gojë. Një mungesë e theksuar e vitaminës B3 mund të shkaktojë lëkurë të thatë, të irrituar ose të skuqur.

Gjithashtu, mungesa e vitaminës E është ajo që fshihet pas thembrave të plasaritura, por jo vetëm. Kjo mungesë vitamine sjell probleme edhe me dobësinë e muskujve, probleme me shikimin dhe një lëkurë të thatë. Për të përfshirë më shumë vitaminë C në dietën tuaj, duhet të kërkoni ushqime që përmbajnë një sasi të konsiderueshme. Frutat si: portokalli, pjepri dhe luleshtrydhet, së bashku me perimet si brokoli dhe lakrat e Brukselit janë burimet kryesore të vitaminës C.

2. Luhatjet e humorit
Çdokush mund të ndihet i lumtur dhe plot energji, por ndonjëherë i lodhur dhe i trishtuar. Ndërkohë, kur këto luhatje janë të fuqishme, qëndrojnë gjatë në kohë dhe ndonjëherë janë të ndryshme nga variacionet normale të humorit dhe nëse nuk po përjetoni probleme të tjera, si: stresi ose luhatjet hormonale, atëherë mungesa e vitaminës mund të jetë arsyeja kryesore e ndryshimeve të papritura të humorit.

Mungesa e disa vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera ushqyese mund t’ju bëjë më të prirur të përjetoni ndryshime të humorit por edhe probleme të shëndetit mendor. Mungesa e acideve yndyrore Omega-3 mund të rrisë rrezikun për depresion apo edhe të përkeqësojë simptomat.

Mungesat e vitaminës B dhe magnez janë gjithashtu të lidhura me depresionin. Nivelet e ulëta të këtyre tre lëndëve ushqyese kryesore, ndikojnë në luhatjet e humorit. Për ta rregulluar këtë problem dhe për t’i dhënë një shtysë humorit tuaj mund të zgjidhni të konsumoni ushqime të pasura me Omega-3. Peshqit si: salmoni, sardelet dhe trofta janë të gjitha opsionet kryesore, por mund të provoni gjithashtu spinaq, arra, madje edhe mish viçi.

3. Gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve
Nëse mishrat e dhëmbëve rrjedhin gjak kur përdorni fill ose lani dhëmbët, pastrimi në mënyrë agresive nuk është shkaku i vetëm i gjakderdhjes së mishrave të dhëmbëve. Gjakderdhja mund të vijë edhe si pasojë e mungesës së vitaminës C.

Vitamina C mund të fillojë të ndikojë në shëndetin tuaj oral nëse jeni duke përjetuar një mungesë të lehtë ose serioze. Sipas hulumtimeve, edhe një mungesë e lehtë e vitaminës C mund të rrisë rrezikun për gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve.

Ju mund të merrni vitaminën e munguar në trupin tuaj nga burime të ndryshme ushqimore si: specat e verdhë, brokoli, luleshtrydhet, lakra jeshile dhe domatet qershi janë vetëm disa shembuj të ushqimeve të pasura me vitaminë C. Madje gjendet edhe te majdanozi dhe speci djegës.

4. Ndryshime në cilësinë apo strukturën e flokëve
E keni vënë re që flokët tuaj nuk janë si zakonisht? Ndoshta po këputen ose janë më të rralla se zakonisht. Nëse flokët tuaj po ndryshojnë, mund të ketë disa lëndë ushqyese që ju mungojnë. Shpesh, nënkuptojnë se ju duhet të shtoni vitaminat B9, B12 ose B6 dhe konsumoni ushqime që përmbajnë hekur.

Të gjitha këto lëndë ushqyese luajnë një rol në furnizimin e trupit tuaj me gjak, duke ndihmuar dërgimin e oksigjenit përmes qelizave të kuqe të gjakut në skalpin tuaj. Gjithashtu, mungesa e këtyre dy lëndëve ushqyese mund të ngadalësojë rritjen e flokëve tuaj.

5. Probleme me shikimin
Vitaminat A, C dhe E janë shumë të rëndësishme për një shikim më të mirë. Nëse ju mungojnë ndonjë nga këto lëndë ushqyese, efektet mund të shfaqen në ndryshime të papritura ose graduale në shikimin tuaj.

 

Nëse nivelet tuaja të vitaminës A vazhdojnë të qëndrojnë të ulëta, ajo gjithashtu mund të thajë kanalet e lotit. Kur keni mungesë të vitaminave C dhe E, gjithashtu ju mungojnë antioksidantët mbrojtës që mund t’i mbajnë sytë tuaj të shëndetshëm gjatë gjithë jetës.

6. Lodhja
Nëse ka një shenjë të mungesës së vitaminës që është e lehtë të ngatërrohet me shqetësime të tjera shëndetësore, është lodhja. Shumë sëmundje sjellin lodhje, duke ju lënë me më pak energji dhe ndjenja të vazhdueshme të lodhjes dhe rraskapitjes. Lodhja mund të shoqërohet edhe me një jetë të përditshme të ngarkuar dhe stresuese.

 

Nëse shkaktohet nga mungesa e lëndëve ushqyese, thjesht duhet të konsumoni ushqime që përmbajnë hekur. Mungesa e hekurit njihet edhe si anemi. Hekuri është përgjegjës për të ndihmuar trupin tuaj të krijojë hemoglobinë, e cila mbart oksigjen në të gjithë trupin tuaj. Pa sasinë e duhur të hemoglobinës, zemra juaj duhet të punojë më shumë, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni më të lodhur.

 

Për të luftuar lodhjen dhe mungesën e hekurit, mund të konsumori ushqime si: spinaqi, rrepa e kuqe, brokoli, drithërat integrale dhe bishtajoret në dietën tuaj.

7. Ngërçe muskulare
Si mund të dalloni nëse ngërçet e muskujve vijnë nga mungesa e lëndëve ushqyese në vend të një stërvitjeje shumë të vështirë ose një shqetësim tjetër shëndetësor? Këto simptoma zakonisht nuk shfaqen të vetme por, ato shoqërohen me shenja të tjera të mungesës së vitaminës, si: lodhje, ndjesi shpimi në krahë ose këmbë.

 

Nëse po i përjetoni të gjitha këto, shkaku është mungesa e kalciumit. Mungesa e kalciumit mund të ndikojë në funksionimin e muskujve tuaj, së bashku me enët e gjakut. Nëse keni shumë pak nga ky mineral për një kohë të gjatë, rritet rreziku për osteoporozë, kocka të thyera dhe shqetësime të tjera shëndetësore.

 

Nëse keni nevojë për më shumë kalcium, nuk keni pse t’i drejtoheni qumështit. Sigurisht, qumështi, djathi dhe kosi janë të pasura me kalcium por, po ashtu janë edhe ushqime të tjera si: sardelet, perimet me gjethe të errët dhe fasulet. Fasulet e zeza janë një opsion që ofron një sasi të madhe kalciumi. Ushqimi është gjithmonë hapi i parë për të ushqyer trupin tuaj me vitaminat, mineralet dhe lëndët e tjera ushqyese kryesore që i nevojiten. Por ju gjithashtu mund të përfshini suplemente në dietën tuaj nëse zbuloni se keni të bëni me një mangësi serioze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here