A e dini pse duhet ti shtypni farat e linit perpara se ti konsumoni?

0
414

A e dini pse duhet ti shtypni farat e linit perpara se ti konsumoni?

1️⃣ Farat e shtypura të linit janë lehtësisht më të tretshme kur shtypen ose grihen.
2️⃣ Farat e plota në mjaft raste mund të kalojnë në aparatin tretës pa u shpërbërë, që do të thotë që organizmi juaj nuk i ka përthithur të gjitha vlerat ushqyese.
3️⃣ Madje farat e papjekura, përmbajnë disa toksina që mund të kthehen në rrezik nëse konsumohen në sasi të mëdha.
4️⃣ Pjekja, apo gatimi i këtyre farave mundëson që helmet të shkatërrohen plotësisht.
5️⃣ Farat e shtypura përçojnë të gjithë paketën e vlerave

Përfitimet shëndetësore që sjell shtimi i farave në ushqimet e përditshme, variojnë nga një metabolizëm më i shpejtë deri tek përmirësime në presionin e gjakut, në kolesterol dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Ama ajo që është e sigurte, është që kanë një funksion përmirësues.
Vitaminat dhe vaji me përmbajtje lini janë të limituar në vlera.
Vërtet, vaji i farave të linit ka dendësi më të madhe se sa farat e shtypura, por nuk përmban të gjitha vlerat ushqyese natyrore.

Ndërsa vitaminat me përmbajtje lini, zakonisht përmbajnë vetëm njërën prej tyre.
Për shembull vetëm acidin linolenik, duke e limituar përthithjen e plotë të kësaj fare.
Farat e shtypura të linit shtojnë shijen.

Ju mund t’i jepni ushqimeve një shije të lehtë arrore, duke shtuar një lugë çaji me fara lini të shtypura në kosin e mëngjesit, lëngjet e frutave, brumin e petullave apo cilitdo gatim që dëshironi.

Nëse doni të ruani shijen dhe vlerat ushqimore të farave të linit, vendosini në frigorifer të pashtypura dhe bluajini përpara përdorimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here