A e dinit që kajsitë e thata kanë më shumë vlera se kajsitë e freskëta?

0
157

Vlerat e kajsive të thara identifikohen që gjatë procesit të tharjes.

Fruti humbet gjithë përmbajtjen ujore, por vlerat e tij ushqimore mbeten të paprekura. Në 500 gramë kajsi të freskëta mund të nxjerrin vetëm 100 gramë fruta të thata!

Vlerat e kajsive të thata dalin në pah si rezultat i nivelit të lartë të beta karotenit, një substancë e dobishme që ka rolin e formimit të vitaminës A. Çdo dozë e beta karotenit ofron shikim të mirë dhe mbron sytë nga çdo çrregullim, mangësi ose problem.

Kajsitë e thata kanë në përmbajtjen e tyre shumë minerale siç janë hekuri, kalciumi, kaliumi, fosfori dhe vitamina C.

Një dozë e shëndetshme mineralesh dhe vitaminash e bën trupin më të fortë për t’u pastruar dhe rinovuar çdo ditë, duke lejuar organet të ushtrojnë funksionet e tyre pa u penguar nga ushqyerja e keqe apo shërimi i vonuar i qelizave të dëmtuara.

Kajsitë e thata ndihmojnë edhe kundër konstipacionit dhe tretjes problematike. Ato luftojnë ethet dhe temperaturën, parandalojnë problemet me lëkurën sidomos gjatë verës dhe shmangin depozitimin e yndyrës në trup duke e bërë atë më të shëndetshëm dhe më të hollë. Për rezultate më të mira, ekspertët sugjerojnë që të konsumoni 6-10 kajsi të thata në ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here