A lejohet konsumimi i verës gjatë shtatzënisë?

0
308

Arsyeja pse alkoli nuk konsiderohet i sigurtë gjatë shtatzanisë është për shkak të rrezikut të sindromës së alkoolit fetal.

Kjo sindromë ndodh kur femra shtatzënë pi sasi të tepërta të alkoolit.
Alkooli kalon nëpërmjet placentës dhe direkt në rrjedhën e gjakut të bebes. Kjo mund të shkaktojë shumë defekte të lindjes, dhe shumë anomali fizike deri në vonim mendor. Këto efekte do të vazhdojnë të ndikojnë te bebeja që në mometin që lindin, edhe derisa rriten.
Nuk ka asnjë sasi specifike që përcaktohet se mund të shkaktoj sindromën e alkoolit fetal, e cila është arsyeja që cfarëdolloj sasie alkooli duhet të shmanget gjatë shtatzanisë nëse është e mundur.

Për fat të keqë, thuhet se në bazë të nevojës individuale për pije me shumë mundësi e dëmtoni beben tuaj për shkak të sasisë së alkoolit që prezantoni në trup. Përpos pjesës që rreziku mund të rritet dhe bebja mund të dëmtohet, është e rëndësishme të theksohet që edhe sasitë e vogla e të moderuara sërish mund të posedojnë rrezik.

Në këto situata gjithcka mbetet në dorën tuaj. Mbani mend që asnjë lloj sasie alkooli nuk lejohet në shtatzani dhe sigurisht nuk sjell benefite për beben tuaj. Kështu që mendoni për të mirën për beben tuaj.

Nëse keni probleme me pijen ose jeni një alkoolike, sigurohuni që të flisni me mjeku tuaj në mënyrë që ai të jetë në dijeni për hapat që mund të ndërmarrë për të siguruar një shtatzani të shëndetshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here