Artriti urik (pezmatimi i nyjave nga acidi urik)

0
441

Është sëmundje që shkaktohet nga çrregullimi i metabolizmit të acidit urik në organizëm, depozitimit të kristaleve të tij në inde dhe shfaqjen e episodeve inflamatore në nyjat përkatëse.

 

 

Moshat me te prekura janë 40-50 vjeç.

Acidi urik është produkt i metabolizmit të purineve. Rritja e vlerave normale të tij në gjak rrit riskun për artrite (pezmatim të nyjave) dhe kalkulozë renale (gurë në veshka).

Ekzistojnë edhe disa gjendje apo patologji që mendohet se janë predispozitë e saj, si obeziteti, diabeti, rritja e yndyrave në gjak, etj.

Në 85–90% të rasteve, ataku fillon në një artikulacion dhe atë në artikulacionin e parë metatarsofalangeal të gishtit të madh të këmbës.

Këshilla për të lehtësuar dhimbjet: 

– Këshillohet pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi. Duhet pasur parasysh se, nëse vuajmë nga sëmundjet e zemrës, duhet të këshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve që konsumojmë.

– Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjes. Sasia e proteinave në ushqim ndikon në një farë mënyre në sasinë e acidit urik në gjak.

– Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën mënyrë si mjekimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here