Burimet proteinike më të mira që vijnë nga frutat dhe perimet

0
114

1. Spinaqi
Popei ka bërë zgjedhjen e duhur, duke marrë parasysh që kjo perime jo vetëm që është plot me antioksidantë por gjithashtu plot me proteina. 1 kupë me spinaq të gatuar përmban 5 gr proteina. Duke zierë këtë perime do të ndihmojë që të mbajë të gjithë kalciumin e e rëndësishëm, kështu që jo gjithmonë duhet patjetër ta hani të pagatuar.

2. Lulelakra
Një perime e pasur me antioksidantë, përmban rreth 3 gr proteina për porcion. E pasur me një dozë të shëndetshme të vitaminës K, është ushqyese dhe gjithashtu anti-inflamatore, pasi mbështet shumë funksione të trupit. Eshtë e pasur ne fibra dhe ndihmon në sistemin tretës.

3. Bizelet
Një kupë me bizele përmban rreth 8 gr proteina. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, mund të mbrojë sistemin tuaj imunitar. Ka një sërë mënyrash si mund të shtoni bizelet në dietën tuaj.

4. Brokoli
Brokoli është një perime që ka sasi të ulët të yndyrnave dhe sasi të larta proteinash, duke marrë parasysh që ½ e kupës së brokolit siguron rreth 2 gr proteina. Gjithashtu përmban ushqyesit esencialë si vitamina A, vitamina B, vitamina C, hekuri, etj. Kështu që kurrë nuk duhet t’i thoni jo një recete që ka brokoli në të.

5. Banane
Bananet janë plot me kalcium, magnez dhe fibër dhe duhet të konsumohet sidomos nga ata që vuajnë nga kapsllëku. Në 100 gr ka rreth 4 gr proteina.

=Burimet më të mira proteinike nga burimet shtazore
1. Mishi
Mishi është një nga burimet më të pasura proteinike. Mishi i bardhë duhet të zgjidhet mbi mishin e kuq sepse është më i shëndetshëm. Përmbajtja proteinike e 4 ounce pulë është rreth 32 gram, dhe gjithashtu përmba kolesterol dhe yndyrë të ulët. Mund ta shtoni lehtësisht në dietën tuaj pasi ka një sërë mënyrash.

2. Mishi i kuq
Përmbajtja proteinike e mishit të kuq është shumë e lartë. Mishi i kuq gjithashtu ka dhe disa sasi yndyrnash, të cilat nuk janë të mira për shëndetin tuaj pasi rrit nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve.

3. Peshku
Peshku është i shijshëm dhe një burim i mirë i acidëve yndyrorë omega-3, vitaminave dhe mineraleve. Acidet yndyrore omega-3 kanë një sërë benefitesh duke përfshirë kontrollin e presionit të gjakut, shëndetin e zemrës, parandalimin e artritit e shumë të tjera.

4. Vezët
Vezët janë mënyra më e thjeshtë për të marrë sasinë e nevojshme të proteinave. Janë plot me amino-acidë, hekur dhe antioksidantë. Një vezë përmban 7 gr protein. Kështu që sigurohuni që t’ja shtoni dietës suaj.

5. Bulmeti
Produktet e bulmetit të cilat përfshijnë qumësht, kos, krem dhe djathë janë një burim i shkëlqyer proteinash. Dhe nuk është vetëm në sajë të përmbajtjes proteinike, por gjithashtu sigurojnë trupit dhe mineralet esenciale që nevojiten. Qumështi i plotë dhe i nxjerrë nga kafshët e ushqyera me bar, është shumë ushqyes dhe thuhet se përmban nivele të larta të acideve yndyrore omega-3.

Qumështi përmban 8 gramë proteina për 110 kalori. Një gjysëm kupe gjizë përmban rreth 16 gr proteina.. Mbani mend, ju duhen yndyrna të shëndetshme që të ndihmojnë në asimilimin e vitaminave dhe mineraleve. Pa qumështin e plotë me yndyrë dhe produktet e qumështit, nuk do të jeni të aftë të merrni përfitimet që bulmeti sjell.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here