Çfare jane kalorite? Ja si perllogariten kaloritë…

0
82

Kaloritë në vetvete janë njësi matëse e energjise dhe nxehtësisë. Pra, një kalori është sasia e nevojshme e energjisë që duhet për të rritur temperaturën turpore.


Ndërkohë që hamë, ushqimet kanë një sasi të caktuar kalorish, e cila nënkupton një burim energjie për trupin. Pra, energjia që na japin produktet që konsumojmë matet me kalori.

Vlera termodinamike e lendeve ushqyese perllogaritet me djegjen e nje sasie te caktuar nga secila nga keto lende brenda ne nje instrument qe quhet kalorimeter ose mates nxehtesie.

Djegja ne kete instrument behet duke derguar rryme elektrike, matet pastaj temperatura dhe prej kesaj perllogaritet sa nxehtesi(energji) ne kalori jep kur digjet nje gram e lendes ushqyese.

Por, meqenese brenda ne organizem nuk kryhet procesi i djegjes plotesisht i te gjitha lendeve keto nuk japin gjithe energjine e tyre. Eshte perllogaritur me ane eksperimentesh se lendet ushqyese japin kete energji:

1 gr karbohidrate = 4 kalori
1 gr yndyra = 9 kalori
1 gr proteina = 4 kalori
1 gr alkol = 7 kalori

Disa literatura shkencore pranojne se vlera termodinamike e lendeve ushqyese eshte 4.1 kalori per çdo gram proteine, 9.3 per yndyrnat dhe 4.1 per karbohidrate. Duke pasur tabelen e mesiperme dhe perberjen e ushqimeve te ndryshme, sa protina, karbonhidrate, yndyrna permbajne ato, mund te llogaritet lehte sa kalori merr organizmi nga ushqimet e ndryshme qe perdor.

Shembull te marrim ne analize 100 gr.

– Qumeshti i lopës përmban: 3.3 gr proteina, 3.6 gr yndyrna, 4.6 gr karbohidrate.

Ja si perllogariten sasite e kalorive:

Karbohidrate 4.6 x 4 kalori = 18.4 kalori
Proteina 3.3 x 4 kalori = 13.2 kalori
Yndyrna 3.6 x 9 kalori = 32.4 kalori

Totali = 64 kalori, ne 100 gr qumesht lope

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here