Dieta e supës që djeg yndyrë (Receta)

0
412

Tashmë është e njohur prej disa vitesh dieta e supës që djeg yndyrë dhe qe u krijua nga një grup specialistësh nga një spital amerikan për të ndihmuar pacientët që u duhej të kryenin operacione në zemër për të humbur peshë shpejt.

Ne fakt kjo eshte një supë me perime, e pasur me lëndë ushqyese dhe antioksidantë.

Më poshtë ju sugjerojmë recetën për supën diuretike dhe dobesuese, por pa dhënë indikacione se si të kryhet dieta: secili prej nesh ka një metabolizëm të ndryshëm, dhe vetëm një nutricionist mund të krijojë dieta të cilat janë me të vërtetë efektive.

Përbërësit e supës janë si mē poshtë:
• 1 lakër e madhe,
• 4 kokrra domate të mesme,
• 4 kokrra qepë të bardha,
• 6 degë selinoje,

• 2 speca të ëmbël,
• 1 karrotë
• erëza për shije.

Nëse është e mundur, përdorni vetëm përbërës organikë.

Pritini të gjithë përbërësit në copa të vogla dhe i zieni në tenxhere derisa të gatuhen plotësisht. Më pas, supa gjithashtu mund edhe te frulohet. Supës mund t’i shtoni pak limon ose piper të zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here