Djathi i bardhë kurues i disa sëmundjeve..!?

0
104

Mëngjesi është vakti më i përshtatshëm ku trupi ynë përfiton më shumë nga vlerat e djathit të bardhë.

5 ARSYET PËRSE DUHET TË KONSUMOHET NË MËNGJES:

1. Është shumë i thjeshte për t’u tretur: Enzimat e stomakut arrijnë ta shpërbëjnë shumë shpejt dhe në të njëjtën kohë lehtësohet dhe përthithja e mineraleve që ai përmban.

2. Ka veti anti-inflamatore: ndihmon shumë tretjen e të gjithë personave që janë intolerantë ndaj produkteve të bulmetit.

3. Ka përqindje më të ulët të yndyrës: Djathi i bardhë ka 21 gr yndyrë për çdo 100 gr, duke e çuar këtë produkt në shkallën më të lartë të klasifikimit të ushqimeve mirëbërëse.

4. Një burim i mirë i proteinës: Përveç kalçiumit, përmban edhe proteina të cilat i japin organizmit tonë më shumë energji gjatë ditës, dhe janë jetësore për shëndetin e muskujve.

5. Plot me vitamina: i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori. Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja. Vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here