Ja cila jane ushqimet që të ndihmojnë të përqendrohesh…

0
313

Të gjithë duam t’i mbarojmë shpejt punët, të mësojmë çdo gjë mirë brenda një kohe të shkurtër dhe të kemi rezultate, por shpesh kuptojmë që na ka ikur dita kot, sepse jemi të papërqendruar.

 

Duhet shumë vullnet për ta mbajtur mendjen aty ku duhet, por janë edhe ca ushqime që ndihmojnë.

Kafeina të mban zgjuar
Mos hiqni dorë nga kafja dhe mos harroni që edhe shumë lloje çajrash dhe çokollata e zezë kanë gjithashtu kafeinë. Vetëm mos e teproni sepse efektet anësore nuk janë të këndshme.

Sheqeri gjithashtu nuk të lë të plogështohesh
Jo sheqer me kokrriza, por glukozë që trupi e nxjerr nga disa ushqime, si ëmbëlsirat apo karbohidratet. Vetëm mos e teproni, mjafton një lëng frutash, më shumë rëndon kujtesën dhe trupin…

Ha mëngjes
Është zbuluar që njerëzit që shmangin mëngjesin kanë performancë më të ulët gjatë ditës. Edhe studentët që nuk hanë mëngjes nuk japin ato rezultate si kolegët që shkojnë të ushqyer në provim. Të dy palët kanë mësuar, të kuptohemi!

Peshku është  ushqim për trurin
I pasur me omega 3 të ndihmon të jesh në formë nga ana intelektuale. Hani dy racione peshk në javë.

Çokollatë me arra
Arrat dhe farat janë të pasura me Vitaminë E, një antioksidant shumë I mirë ashtu si çokollata e zezë gjithashtu e pasur me antioksidantë që luftojnë plakjen dhe ndihmojnë që truri të funksionojë me kapacitet të plotë dhe vrull rinor.

Nis të hash avokado dhe më shumë drithëra të plota
Bëj një sanduiç me bukë të zezë dhe mes perimeve mos harro avokadon. Ai lufton kolesterolin e keq duke parandaluar problemin e krijimit e pllakave në gjak dhe ndihmon zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Dhe nëse gjaku qarkullon si duhet, edhe truri furnizohet mirë. Edhe drithërat me fibrat dhe vitaminën E janë gjithashtu një ushqim shumë i mirë për qarkullimin e gjakut. Mbajeni trurin në punë!

Boronicat
Janë ushqimi i duhur i trurit. Në disa eksperimete te kafshët është vërtetuar që përmbajtja e tyre lufton radikalet e lira duke ulur rrezikun për sëmundjet e trurit që vijnë me moshën.

Dieta e shëndetshme
Ushqimi i ekuilibruar i bën mirë gjithë trupit dhe në veçanti trurit, sado që nuk është i pari organ që na shkon mendja kur mendojmë për ndikimet e ushqimit. Një vakt i rëndë të bën joaktivë, ashtu si një vakt shumë i varfër me kalori nuk të lejon të mendosh mirë.

Vitamina dhe minerale
Edhe pse thuhet që vitaminat B, C, E, betakaroteni dhe magneziumi ndihmojnë trurin, ato të gjitha mund të merren me ushqimin. Mjekët studiues janë optimistë për bimët natyrale xhinseng dhe ginkgo si forcues të trurit.

Çfarë tjetër mund të bësh?
Fli mirë
Hidratohu
Bëj ushtrime
Medito.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here