Kur jemi të stresuar ne na nxitet dëshira për të ngrënë.


























































































































































































































































































































































































































































































Kortizoli është hormoni që lëshohet kur jeni në stres dhe ky hormon rrit dëshirën e të ngrënit gjëra të yndyrshme dhe me sheqer.


























































































































































































































































































































































































































































































Studimet tregojnë se hormoni lidhet me receptorët e trurit që kontrollojnë marrjen e ushqimit. Akumulon yndyrë: kur jeni në periudhë stresi, ka gjasa që të shtoni peshë. Hormoni i kortizolit rrit sasinë e indeve yndyrore në trup duke bërë kështu që përmasat e qelizave yndyrore të zgjerohen.


























































































































































































































































































































































































































































































Po kështu stresi ndikon në tretje: stresi shkakton urth, probleme stomaku dhe diarre. Sindroma e zorrës së irrituar dhe kapsllëkut ndikohet nga stresi gjithashtu. Tension të lartë të gjakut: stresi ndryshon normën e rrahjes së zemrës dhe kontrakton enët e gjakut, gjë e cila çon në rritjen e tensionit të gjakut.


























































































































































































































































































































































































































































































USHQIMET QË MBAJNË LARG STRESIN
• Orizi kaf është një karbohidrat që përthithet ngadalë dhe ngacmon trupin që të çlirojë kimikate, të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë, serotoninën dhe norepinefrinën.


























































































































































































































































































































































































































































































• Bajamet janë të pasura me magnez, që është i rëndësishëm për të mbështetur funksionin adrenal, si dhe metabolizmin e acideve yndyrore esenciale. Nivelet e ulëta të magnezit ndërlidhen me gjendje nervoziteti, ankthi, acarimi dhe pagjumësie.


























































































































































































































































































































































































































































































• Selinoja ka përdorim edhe si bar popullor për të ulur tensionin e gjakut. Përbërësit e selinos reduktojnë përqendrimin e hormoneve të stresit që shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut. Selinoja përmban vlera ushqyese që qetësojnë, ndër to edhe niacineimide. Një kërcell selinoje para se të flini, mund të përmirësojë edhe gjumin tuaj.


























































































































































































































































































































































































































































































• Lakra është burim i mirë i vitaminave që largojnë stresin, si A, C, E, beta karotine dhe mineralin selenium. Antioksiduesit e luftojnë efektin dëmtues të radikaleve të lira që trupi juaj i çliron si reagim ndaj stresit dhe ato ndihmojnë gjithashtu për të shndërruar triptofanin në serotoninë, pra luajnë rolin e tyre në përmirësimin e humorit.


























































































































































































































































































































































































































































































• Fara luledielli janë burim i pasur i potasiumit, por janë të pasura edhe me vitamina B dhe zink, që luajnë një rol të rëndësishëm mbi gjëndrat adrenale. Ka prova që dëshmojnë se gjatë periudhave të stresit, nivelet e këtyre lëndëve ushqimore mund të bien në mënyrë drastike.


























































































































































































































































































































































































































































































• Farat e susamit – nevoja për zink rritet gjatë periudhave të stresuara dhe ai është i rëndësishëm për metabolizmin e acideve yndyrore esenciale dhe për prodhimin e serotoninës. Farat e susamit janë një burim i mirë i zinkut.


























































































































































































































































































































































































































































































• Manaferrat janë të pasura me magnez dhe vitamin C. Pamjaftueshmëria e vitaminës C e dobëson imunitetin tuaj dhe bën që të ndiheni më të stresuar dhe më të lodhur. Burim tjetër ushqimor i vitaminës C dhe magnezit janë luleshtrydhet dhe mjedrat.





























































































































































