Keni dëgjuar për “mustaqet e misrit”? Nga infeksionet tek kolesteroli, ja vetite kurative

0
285

Mustaqet e misrit” kanë qënë të përdorura që në kohët e lashta si një mjet alternativ që trajtonin këto kushte shëndetësore:

Parandalojnë infeksionet urinare: nëse valoni një grusht me fije misri, dhe konsumoni lëngun e tyre çdo ditë do të parandaloni infkesionet urinare, madje do të jetë efektive edhe në largimin e kristaleve të vogla nga veshkat.

Ndihmojnë në koagulimin e gjakut: fijet e misrit janë të pasura me vitaminë K. Kjo vitaminë është thelbësore në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe ndihmon në mos mpiksjen e tij.

Kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak: këto fije ndihmojnë në riparimin e qelizave të dëmtuara të pankreasit dhe ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Kontrollojnë nivelet e kolesterolit: përveç se janë thuajse me 0 kalori, fijet e misrit mund t’ju ndihmojnë në rregullimin e nivelit të kolesterolit të keq në gjak.
Fijet e holla janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes siç janë kaliumi, kalciumi, vitaminat B2, C dhe K.

Mustaqet e misrit përdoren kundër infeksioneve të fshikëzës së urinës, inflamacionit në sistemin urinar, prostatës dhe gurëve në veshka. Këto fije të holla janë përdorur edhe për disa sëmundje të zemrës, diabetin, tensionin e lartë të gjakut, lodhjen dhe nivelin e lartë të kolesterolit.$

Perberesit:

• Mustaqe të thata ose të njoma të misrit

• Ujë

• Lëng limoni

Pergatitja:

• Ziejeni ujin për pak kohë me pas shtoni mustaqet e misrit dhe lërini të ziejnë për disa minuta.

• Lëngu do të ngjasojë me lëngun e një karameli të shkrirë ngjyrë kafe.

• Kullojeni dhe shërbejeni të ftohtë ose të nxehtë.

• Mund te shtoni lëng limoni për ta bërë çajin më të shijshëm.

• Çajin e mbetur mund ta ruani në frigorifer për pak ditë.

Më poshtë do të gjeni listën e vlerave shëndetsore të mustaqeve të misrit listuar:

1. Trajtojnë infeksionet urinare.
2. Luajnë rol diuretik.
3. Parandalojnë formimin e gurëve në veshka.
4. Shmangin mpiksjen e gjakut.
5. Ulin tensionin e gjakut.
6. Ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqernave në gjak
7. Shërojnë problemet shëndetësore të shkaktuara nga inflamacioni.
8. Luftojnë kolesterolin.
9. Janë burim i vitaminës C.
10. Përdoren kundër obesiteti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here