Llojet e acideve yndyrore dhe vlerat e tyre ne organizmin tone

0
348

Llojet e acideve yndyrore, shumë thelbësore në dietën tonë janë omega-3,6 dhe 9. Ato janë pjesë e membranave, që rrethojnë të gjitha qelizat e njeriut. Acidet yndyrore, mund të kenë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjes së zemrës.

Disa gjendje të lëkurës dhe probleme inflamatore, siç është artriti rheumatoid. Mjekësia Tradicionale Kineze i përdor këto OMEG-a kundër disa sëmundjeve. Cilat janë ato? Ju ftojmë të njheni me artikullin në vijim…

OMEG-AT KUNDËR DISA SËMUNDJEVE

Acidet yndyrore Omega 3-6-9 janë të rëndësishme për trupin e njeriut. Acidet yndyrore Omega 3 parandalojnë sëmundjet e arterieve dhe janë kundër trombozave.

Ndihmojnë në të gjithë llojet e artriteve, si dhe në lehtësimin e migrenës dhe depresionit.
Ato ndihmojnë gjithashtu në uljen e triglicerideve, ulin tensionin arterial dhe reduktojnë rrezikun e infarktit, normalizojnë rrahjet e zemrës, eliminojnë plakjen e trurit në masën 13%, duke i dhuruar atij 3-4 vjet më shumë rini.

Acidet yndyrore që ato përmbajnë shërbejnë si rregullatorë të shumë proceseve në organizëm. Ato ndikojnë në uljen e dhimbjeve menstruale, ku dihet se te gratë me çrregullime janë të rritura substancat inflamatore.

Marrja e OMEGA 3-6-9 ndikon në depresion dhe migrenë dhe është e nevojshme te gratë shtatzëna sidomos në periudhën e krijimit të trurit dhe syve të bebes së ardhshme.

Shumë i pëlqejnë për aromën e fortë të detit, të tjerë për fortësinë, shijen e mrekullueshme, por dhe për pastërtinë, sepse ushqimin dhe oksigjenin e marrin nga uji.

BURIMET E OMEGA 3/6/9

Peshku është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore të omega 3. Dy deri në tre racione peshku në javë, sigurojnë sasi të mjaftueshme të tyre. Vaji i peshkut i siguruar nga sardelet, salmoni dhe toni, përmban më shumë acide yndyrore të omega 3 sesa peshku i bardhë.

Peshku i konservuar është një alternativë e përshtatshme për peshk të freskët.
Kallamarët, sepjet, karkalecat, midhjet dhe peshku renditen të parët në listën e ushqimeve stimuluese të kënaqësisë dhe mes ushqimeve afrodiziakë , frutat e detit janë më të preferuarat.

Ato kanë pak yndyrë dhe përvetësohen lehtë nga organizmi, prandaj konsiderohen si ushqim për ata që vuajnë nga arterioskleroza. Ato përmbajnë hekur, zink, vitamina dhe glikogjen. Të gjitha të mbyllura brenda dy guaskave.

Perimet me gjethe jeshile, vaji i nxjerrë nga liri, kanola dhe arra, gjithashtu përmbajnë acide yndyrore omega 3. Acidet yndyrore omega 6, janë gjetur kryesisht në ushqimet bimore të tilla si farërat, arrat dhe vajrat bimore.

Burimet e OMEGA 3, 6 dhe 9, ushqimet ku gjenden

1. PRODHIMET E DETIT


Karkalecat e detit, zhivadhet freskore sepiet etj., përmbajnë të gjitha omega-3. Gjithashtu, peshku është burim i mirë proteinash dhe hekuri.

Peshqit si salmon, ton, skumbri, harengë, shojzë deti dhe sardele janë burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, acidet yndyrore omega-3 mban të ulët nivelin e kolesterolit.

2. ARRAT

Arrat janë të pasura në fibra dhe proteina dhe mbi të gjitha përmbajnë të tre acidet yndyrore omega-3, 6 dhe 9. Arrat, arrat braziliane, akazhu, lajthitë, bajamet, pekan, arrat makadam, fistiqet dhe kikirikët janë llojet e arroreve që përmbajnë këto acide yndyrore.

3. FARAT E KUNGULLIT

Farat e kungullit janë burim i shkëlqyer i omega-6. Farat kanë ngjashmëri me arroret të cilat janë të pasura në fibra dhe proteina dhe disa prej tyre përmbajnë edhe omega-3 dhe omega-6 njëkohësisht.
Farat e kungullit, të lulediellit, fara liri, stikat e pishës dhe farat e susamit janë të gjitha të pasura në omega-6. Farat e kungullit dhe farat e lirit kanë gjithashtu omega-3. Asnjë nga këto fara nuk përmban acide yndyrore omega-9.

4. VAJRAT

Vajrat përmbajnë lloje të ndryshme yndyrnash. Të gjitha vajrat përmbajnë omega-3, 6 ose 9. Vaji i farës së lirit përmban omega-3 dhe omega-6. Vaji i kanolës ka omega-3. Vaji i farave të rrushit, farave të kërpit, vaji i sojës etj, përmbajnë omega-6. Vaji i susamit dhe i ullirit përmban omega-9. Asnjë vaj nuk i përmban të treja acidet yndyrore njëherësh.

AVOKADOT DHE ULLINJTË
Avokadot dhe ullinjtë përmbajnë omega-3, acid yndyror shumë i rëndësishëm për reduktimin e rrezikut të atakut kardiak dhe sulmit në tru. Avokadot janë të pasura gjithashtu në fibra dhe kalium.
Për një shëndet sa më të mirë dhe për të parandaluar sëmundjet e ndryshme mundohuni të fusni në dietën tuaj ditore ushqimet e pasura me OMEGA 3-6-9.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here