Sa orë gjumë në ditë duhet të flemë?

0
167

Në kalojmë përafërsisht një të tretën e jetës në gjumë. Dhe për të qënë të shëndetshëm krahas ushqimit, ujit, oksigjenit apo qetësisë një njëri ka nevoj edhe për një sasi të konsideruar gjumi.

Por kohët e fundit për shkak të faktorëve të ndryshëm si fëmijët, adoleshnetët, prindërit dhe të moshuarit po neglizhojnë në respektimin e orëve të gjumit, duke rrezikuar në këtë formë shëndetin në përgjithësi.

E pikërisht për këtë arsye National Sleep Faundation në USA në saj të rishikimit të databazave të mëparshme si dhe duke konsideruar edhe ndikimin e faktorëve të tjerë, ka publikuar sërish rekomandimet për orët e gjumit për cdo grup moshë.

Paneli i ekspertëve rekomandon:

Të porsalindurit (0-3 muajsh) duhet të flenë mesatarisht 14-17 orë në ditë- më parë ky përcaktim ishte 12-18 orë.

Foshnjet (4-11 muajsh) duhet të flenë mesatarisht 12-15 orë në ditë- më parë ky përcaktim ishte 14-15 orë.

Të vegjëlit (1-2 vjec) duhet të flenë mesatarisht 11-14 orë në ditë- më parë ky përcaktim ishte 12-14 orë.

Parashkollorët (3-5 vjec) duhet të flenë mesatarisht 10-13 orë në ditë- më parë ky përcakim ishte 11 -13 orë.

Nxënësit (6-13 vjec) duhet të flenë mesatarisht 9-11 orë në ditë,- më parë ky përcaktim ishtë 10-11 orë në ditë.

Adoleshentët (14-17 vjec) duhet të flenë mesatarisht 8-10 orë në ditë – më parë ky përcaktim ishte 10-11 orë.

Adultët e rinj (18-25 vjec) duhet të flenë mesatarisht 7-9 orë në ditë (kjo është një kategori e re grupimi pasi në kategorizimin e mëparshëm nuk përfshihej)

Adultët (26-64 vjec), për këtë kategori rekomandimi nuk ka ndryshuar. Një adult duhet të flejë mesatarisht 7-9 orë në ditë.

Të moshuarit (65+) duhet të flenë mesatarisht 7-8 orë në ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here