Shenjat që tregojnë se trupi juaj po prodhon shumë estrogjen

0
839

Estrogjeni është hormoni mbizotërues që kontrollon rritjen e gjirit, ciklin mnenstrual, rritjen e flokëve dhe qimeve, etj.

Përveç kësaj estrogjeni rregullon nivelet e kolesterolit në gjak, mbron shëndetin e kockave, madje përmirëson edhe shëndetin nervor.

Në thelb, estrogjeni është shumë i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm të femrës.
Estrogjeni në disa raste mund të prodhohet më shumë seç duhet dhe estrogjeni i tepërt në trup rrit shansin për t’u prekur nga lloje të ndryshme kanceri, si kanceri i gjirit. Nivelet e estrogjenit mund të rriten deri në 50% tek gratë mbi 35 vjeç.

Simptomat e nivelit të lartë të estrogjenit në trup janë të dukshme dhe nëse nuk i kapni në kohë simptomat e tij mund të shkaktojnë sterilitet, aborte të përsëritura, probleme të mitrës dhe lloje të ndryshme kanceri.

Ja disa nga shenjat më të hershme të nivelit të lartë të estrogjenit në trup:
-Cikël menstrual të parregullt
-Fryrje barku
-Dhimbje koke
-Çrregullime të humorit
-Rënie të flokëve
-Mosfunksionim të gjendrës tiroide
-Metabolizëm i ngadaltë
-Lodhje e vazhdueshme etj
Nëse vërëni këto simptoma, mbani një dietë të shëndetshme ushqimore dhe konsultohuni me mjekun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here