Smoothie me avokado dhe banane

0
82

Receta është fare e thjeshtë për t’u përgatitur, e pasur me vlera ushqimore dhe e mjaftueshme për një mëngjes të shëndetshëm.

Gjatë dimrit ky smoothie mund të konsumohej në çdo orë të ditës por tani, e mira është të mos e teproni edhe sepse shija, për pije që është, nuk konsiderohet e lehtë.

Prandaj zgjidhni, ose mëngjesin ose pasditen e vonë por mos kujtoni se keni nevojë për shumë ushqim në darkë pastaj.

Përbërësit për 2-3 persona:
1 banane
½ avokado e pjekur mirë
500ml qumësht
1 lugë sheqer

Përgatitja:
Qërojmë avokadon dhe pasi t’i heqim bërthamën, e ndajmë në copa. Bananen e qëruar e ndajmë në copa dhe së bashku me përbërësit e tjerë e grijmë në blender sa të bëhen homogjene. E shërbejmë të freskët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here