Perberesit:
200gr lule brokoli
1 patate mesatare
1 thelpi hudher
mente e fresket


















































































































borzilok i fresket
300 ml leng perimesh
2 luge vaj ulliri
Kripe
piper i zi
Si ta pergatisim:
Qerojme hudhren, e presim shume imet dhe e vendosim ne nje ene te vogel me 2 luge vaj ullliri ne menyre qe te leshoje aromen e saj. Lajme patatet, i qerojme dhe i ndajme ne kubike te vegjel. Brokolin e ndajmë në dege te vogla.


















































































































Ne zjarr te moderuar vendosim nje tigan te thelle me nje luge vaj ulliri dhe shtojme brokolin, patatet, gjethet e mentes dhe borzilokut duke i perziere per 1-2 minuta. Shtojme lengun e perimeve dhe i leme te ziejne te gjitha bashke per rreth 20 minuta.


















































































































Heqim nga tigani disa copeza patate dhe brokoli te plota dhe pjesen tjeter e grijme ne mikser derisa te perftojme nje krem homogjen. E vendosim kremin serisht ne zjarr, shtojme patatet dhe brokolit te hequra menjane, e rregullojme supen me kripe e piper dhe e leme ne zjarr akoma per disa caste.