Çfarë është sëmundja e Celiakisë?

0
229

Semundja e celiakisë shkaktohet nga konsumimi i glutenit, që është një kompleks i proteinave të patretshme në ujë që ndodhen në grurë, dhe karakterizohet nga një numër i madh manifestimesh klinike.

Sëmundja e Celiakisë apo Enteropatia glutenike e njohur ndryshe është një sëmundje autoimune e nxitur nga gluteni (proteina që gjendet tek gruri, thekra, elbi) që paraqitet tek personat gjenetikisht të predispozuar për këtë sëmundje dhe karakterizohet nga një numër i madh manifestimesh klinike.

Në dy dekadat e fundit kjo sëmundje prek 1 në 100 njerëz në mbarë botën. Epidemiologjia e sëmundjes së celiakise është përshkruar si një model ajsbergut, rastet tipike me celiaki të diagnostikuar zakonisht për shkak të ankesave sugjestive, përbëjnë pjesën e dukshme te ajsbergut, që përbën vetëm 1/5 e rasteve, ndërsa pjesa tjetër mbeten të pa diagnostikuar.

Sëmundja shoqërohet shpesh dhe me probleme të tjera autoimmune si diabeti mellit, sindroma downn, tiroiditi autoimun etj. Kurse sëmundja është shumë e shpeshtë tek anëtarët e të njëjtës familje me një shpeshtësi prej 5-10%.

Simptomat e sëmundjes mund të paraqiten në çdo moshë që nga dy vitet e para të jetës kur dhe fillohet ushqimi plotësues. Sëmundja e celiakisë shkaktohet nga gëlltitja e glutenit, që është një kompleks i proteinave të patretshme në ujë që ndodhen në grurë, thekër dhe elb (por jo dhe tërshërë), që te personat e predispozuar gjenetikisht për sëmundjen e celiakisë, e njohin si të huaj dhe nxisin një përgjigje ndaj tij duke shkaktuar dëmtim të zorrëve te holla.

Sëmundje celiakisë vështirë mund të diagnostikohet, sepse ajo shfaqet tek njerëzit në mënyra të ndryshme. Ka rreth 300 simptoma të njohura të cilat mund të shfaqen në sistemin tretës ose pjesët tjera të trupit. Disa paciente mund edhe të mos kenë fare simptoma. Megjithatë, të gjithë njerëzit me sëmundje te celiakise janë gjithmonë të rrezikuar nga paraqitja e komplikimeve(pasojave) afatgjata.

Simptomat klinike me të shpeshta janë:
• diarreja me erë të rëndë ose kapsllëku – paraqitet në mbi 50% të pacientëve
• simptomat e vazhdueshme dhe të pashpjeguara gastrointestinale, të tilla si të përzierje dhe vjellje
• dhimbje dhe fryrje e përsëritur e barku. • anemi – shpesh e vetmja simptomë e dukshme tek celiakia mund të jetë anemia rezistente në terapi
• lodhje dhe dhembje koke
• humbje në peshë (por, jo në të gjitha rastet)
• ulcerat në gojë
• humbje e flokëve (alopecia)
• skuqje të lëkurës (pezmatim herpetiform i lëkurës )
• probleme me smaltin e dhëmbëve
• rrallim i eshtrave (osteoporozë)
• depresion
• pubertet i vonuar apo me vonë infertilitetit
• aborte spontane të përsëritura
• përbashkët dhe/ose kockave dhimbje
• problem nervore, ngacmueshmëri, çrregullim të lëvizjeve dhe ndjeshmërisë
Simptoma të tjera më të shpeshta te fëmijët janë:
– humbje në masën muskulore në duar dhe këmbët
– fryrje barku
– nervozizëm
– mosshtim ne peshë ose të humbasin peshë (pasiqë më parë kanë pasur një rritje të mirë)
– ngecje në rritje

Ka disa teste serologjike (gjakut) të cilat aplikohen për të diagnostikuar sëmundjen e Celiakisë por më së shpeshti përdoret i ashtuquajturi testi i TTG-IgA (antitrupat trans glutaminik). Nëse rezultatet e testit janë pozitive dhe sugjerojnë për sëmundjen e Celiakisë, atëherë rekomandohet të bëhet biopsia e zorrëve të holla për të konfirmuar diagnozën.

Përse është e rëndësishme diagnoza sa me e hershme dhe kush duhet të testohet?
Diagnoza sa më e hershme dhe fillimi i hershëm i trajtimit do të parandalonte komplikimet afatgjata dhe një fëmijë do t’i mundësohej rritje dhe zhvillim normal.
1. Çdo person pas moshës 3 vjeçare me simptomat e lartshënuara.
2. Familjaret e pacientëve me sëmundjen e Celiakisë
3. Fëmijët me sëmundjet e tjera autoimmune (Diabeti mellit, Sindromi Downn, tiroiditi autoimun etj)

Mënyra e vetme por shumë e suksesshme në trajtimin e sëmundjes së Celiakisë, është dieta strikte pa gluten gjatë tërë jetës. Dieta pa gluten mund të jetë më e lehtë se sa që mendoni, sepse shumë ushqime të natyrore janë pa gluten, të tilla si mishi, peshku, pemët dhe perimet, vezët, qumështi, orizi, misri, patatet dhe fasulja.

Për shkak të rrezikut të shtuar për osteoporozën, është e rëndësishme që këta persona të konsumojnë rregullisht ushqim që përmban kalcium si qumështi dhe djathi.
Sot shumë produkte të fabrikuara janë të dedikuara ekskluzivisht për të sëmuret me celiaki, janë pa gluten

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here