Çfarë është Yndyra e Barkut? – Shkaqet e Formimit dhe Dëmet në Shëndet

0
460

Të kesh një bark te madh rrethuar nga yndyra rrit rrezikun e tensionit të lartë për fëmijët dhe të rriturit. Perimetri i belit të një individi luan një rol të madh .

Yndyra e barkut prodhon hormone dhe ndërmjetësues inflamatorë që ndikojnë në tensionin tuaj të gjakut.

Prandaj është e këshillueshme që të ulni yndyrën tuaj të barkut, pasi çdo centimetër më pak do të ketë një efekt pozitiv në tensionin tuaj të gjakut.

Ekspertët thonë se gratë duhet të synojnë një perimetër të belit nën 88 centimetra kurse meshkujt 102 centimetra.

Yndyra e barkut: shkaqet dhe rreziqet

Çrregullimet hormonale shkaktojnë yndyrë të brendshme. Këto nuk ndodhin vetëm për shkak të faktorëve trashëgues, por edhe për shkak të një diete të gabuar ose për shkak të disa ilaçeve.

Yndyra dhjamore viscerale mund të çojë në sëmundje të ndryshme.

Rreziku është që trupi juaj të sëmuret me të ashtuquajturën sindromë metabolike, e cila identifikon një sërë faktorësh rreziku që predispozojnë për shumë sëmundje serioze, si diabeti i tipit II, infertiliteti, sëmundjet kardiovaskulare, osteoporozën dhe madje edhe tumoret.

Ndër të tjera, ekziston edhe një lidhje midis yndyrës së barkut dhe humorit, pasi shpesh prania e yndyrës viscerale shoqërohet me depresion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here