Çuditërisht ushqimet e shëndetshme mund të na shkaktojnë edhe shtim në peshë.

0
123

Ky problem në fakt njihet si intoleranca ushqimore. Alergjitë ushqimore janë gjëndje shumë specifike. Ato janë një lloj përgjigjeje të sistemit tonë imunitar zakonisht shumë të shpejta dhe shumë intensive.

 

 

Intoleranca ushqimore është zakonisht më e ngadaltë dhe më delikate, bëhet fjalë për një term që përfshin shumë mënyra të ndryshme që trupi juaj mund të ketë probleme për të tretur ushqimin. Intoleranca ushqimore është një gjëndje para ekzistuese.

 

 

Dikush mund të lindë intolerant ndaj ushqimeve të caktuara, siç janë produktet e bulmetit ose gluteni – një proteinë që gjëndet në shumë drithëra, bukë, makarona dhe gjëra të pjekura dhe në shumë ushqime të përpunuara dhe të përgatitura. Ose mund ta keni zhvilluar intolerancën ushqimore më vonë gjatë jetës tuaj.

 

 

Shpeshherë kjo intolerance ushqimore mund të zhvillohet si rezultat i stresit, e cila ndërpret funksionimin e trupit tuaj në shumë mënyra të ndryshme. Ju mund ta keni zhvilluar intolerancën ushqimore duke ngrënë po të njëjtin ushqim disa herë në ditë. Nëse ky është një ushqim ndaj të cilit trupi juaj është duke reaguar, ajo mund të avancojë për të ndërtuar një kompleks imun që krijon një sërë simptomash.

 

 

Intoleranca ushqimore mund të rezultojë edhe nga shumë shkaqe të tjera, duke përfshirë edhe një gjëndje të njohur si rrjedhja e zorrëve, e cila në vetvete mund të vendoset nga infeksionet, antibiotikët, rrezet, metalet e rënda dhe një sërë shkaqesh të tjera, duke përfshirë përsëri stresin.

 

 

Në disa raste, intoleranca ushqimore është e përhershme. Mund të ekzistojnë disa ushqime që do të jenë prezente tek ju me problem afat-gjatë. Fatmirësisht, në shumë raste, intoleranca ushqimore mund të tejkalohet. Nëse qëndron mjaftueshëm gjatë larg ushqimit dhe rregullon sistemin tënd me ushqime shëruese dhe suplemente, ju keni mundësi që të toleroni këtë ushqim më vonë.

 

 

Nëse intoleranca ushqimore është problematika ekziston një zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë. Gjithçka çfarë duhet të bësh është të heqësh dorë nga 7 ushqimet kryesore me intolerancë ushqimore (IU) të lartë , 7 ushqimet që kanë më shumë mundësi që të shkaktojnë intolerancën ushqimore.

 

 

INTOLERANCA USHQIMORE. SHKAKU I FSHEHUR I FITIMIT TË PESHËS

Nëse do të donit të ishit në elegancën tuaj maksimale dhe të hanit ushqimet më të shëndetshme në botë, çfarë do të konsumonit? Vezë, omletë vegjetariane? Kos natyral pa yndyrë? Proteina me kalori të ulëta?
Ky është regjimi që ndjekin pjesa më e madhe e trajnerëve personal.

 

Por sikur unë të ju tregoj që kam më shumë se 16 vite që punoj me shumë klientë mbipeshë, duke përfshirë disa nga personazhet më të njohur të show biz-it shqipëtar? Dhe po sikur t’ju them juve atë që i kam thënë atyre, e cila është që shumë prej këtyre ushqimeve të shëndetshme mund të ju shëndoshin?

– Nuk ka të bëjë me kaloritë
– Nuk ka të bëjë me yndyrnat
– Nuk ka të bëjë me proteinat
– Nuk ka të bëjë as edhe me karbohidratet

Sigurisht, që këto përbërës janë shumë të rëndësishëm. Por ju mund t’i numëroni kaloritë, t’i reduktoni ato në maksimum, dhe ju nuk do të humbisni peshë nëse jeni duke ngrënë ushqime që trupi juaj nuk mund t’i përballojë.

Çelësi ndaj humbjes në peshë është shmangia dhe kapërcimi i intolerancës ushqimore.
Nuk do të humbni peshë nëse jeni duke ngrënë ushqime të cilat trupi juaj nuk mund t’i përballojë.

 

Intoleranca ushqimore është një sërë përgjigjesh psikologjike që trupi juaj ka ndaj llojeve të caktuara të ushqimeve. Nuk janë të njëjta me ato që japin alergjitë. Pjesa më e madhe e njerëzve rezultojnë negativë ndaj alergjive ushqimore, por pjesa më e madhe ka të paktën një lloj ushqimi intolerancë ushqimore dhe shumë prej tyre kanë disa.

Simptomat e intolerancës ushqimore variojnë nga një person tek tjetri, por më të zakonshmet janë fryrja, gazërat, tretja, lodhja, bllokimi mendor, acarimi, ndryshimi i humorit dhe shtimi në peshë. Nëse jeni duke ngrënë ushqime të cilat trupi juaj nuk mund t’i tolerojë, ju keni mundësi që të fitoni peshë, të ndiheni të fryrë dhe të dukeni më të vjetër sesa mosha juaj aktuale.

Pjesa më e madhe e njerëzve injorojnë përgjigjet e trupave të tyre ndaj ushqimeve që hanë, ose ndoshta ato kërkojnë për mënyra që të maskojnë simptomat. Por fitimi i peshës, fryrja dhe lodhja nuk janë vetëm fakte të mërzitshme të jetës. Ato janë mënyrat e trupit tuaj për të treguar që jeni duke ngrënë ushqime që nuk janë të shëndetshme për ty.

Në momentin që do të shpëtoni nga ushqimet që trupi juaj nuk mund t’i përballojë, përdorni ushqime që ju shërojnë dhe suplemente dhe jepini trupit tuaj mundësinë për t’u shëruar nga ajo që keni shtuar në mënyrë të paditur, pasi ju keni mundësi që të shtoni në peshë, të merrni peshë dhe të vuani nga plakja e parakohëshme. Kjo nuk është një pamje e bukur.

Ndoshta trupi juaj është i stresuar nga dietat që keni bërë me përmbajtje të lartë sheqeri, sheqerëra artificialë dhe ushqime të përpunuara, të cilat kanë predispozitë që të përmbajnë intolerance ushqimore (IU) të lartë, sojë, drithëra dhe gluten. Ndoshta ju keni mbajtur një regjim të dukshëm të shëndetshëm, të ulët në yndyrna dhe në karbohidrate por asnjëherë nuk keni kuptuar që të gjitha përpjekjet tuaja të shëndetshme janë duke u sabotuar nga kosi (edhe pse pa yndyrë), por me IU të lartë, vezët (edhe pse të pasura me omega 3) dhe drithërat (edhe pse mund të jenë drithëra integrale).

 

Sido që të jetë, nëse peshoni më shumë sesa do të dëshironit, dhe dukeni më të vjetër sesa do të preferonit, ju keni shumë mundësi që jeni duke u përballur me luftën që shkakton intoleranca ushqimore.

Si mund ta dalloni këtë? Ja disa nga pyetjet më të sakta që lidhen me intolerancën ushqimore:

• A keni tentuar shpesh të humbisni peshë por keni rezultuar të pasuksesshëm në këtë sfidë?

• A keni qenë shpesh preh e efektit yo – yo të dietave( pra keni humbur ca kilogramë dhe i keni marrë menjëherë ato kilograme sapo e keni ndërprerë dietën?

• A përjetoni shpesh pas të ngrënit shqetësime, siç janë fryrja e barkut, gazra apo mostretje të ushqimit?

• Mund të humbisni edhe pse ju nuk po konsumoni thuajse asgj.

• A ndiheni ose dukeni më të vjetër seç jeni në të vërtetë?
Nëse përgjigjia e vetëm njërës prej tyre është po, keni shumë mundësi që keni ngrënë shumë ushqime problematike me IU të lartë që kanë shumë mundësi që të përkeqësojnë intolerancën ushqimore.

Cila është zgjidhja? Ndaloni së konsumuari ushqime me IU të lartë dhe zëvendësojini ato me IU të ulët që kanë shumë më pak mundësi që t’ju shkaktojnë intolerancë ushqimore. Nëse mund të ndërprisni 7 ushqimet me IU të lartë për vetëm 3 javë ju do të shihni humbje në peshë dhe rezultate shumë të mira që do të ju bëjnë të ndiheni dhe të dukeni mrekullisht mirë.

Nëse këto yndyrna të ulëta, karbohidrate të ulëta ose dieta të pasura me proteina kanë funksionuar për ju në të shkuarën, ju tashmë do të jeni në peshën tuaj ideale? Ka një arsye që qasja ndaj këtyre ushqimeve nuk funksionon – dhe ka një arsye që dieta e intolerances ushqimore funksionon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here