E njihni këtë frut me vlera magjike?

0
134

Hidja është një pemë, kokrrat e së cilës janë tepër të çmuara për shëndetin.

Shumë pak e dinë, por hidet përmbajnë magnez, potas, kalcium, manganez, fosfor dhe hekur. Ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume tjetër, që forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit përshembull, për të qetësuar fytin.

Në Kinë, hidet e thata renditen ndër ushqimet e shëndetshme dhe mjekësia kineze i përdor si ilaç.
Qysh nga lashtësia, hidja është përdorur nga mjekët kinezë si ilaç për disa sëmundje. Në librin më të lashtë të mjekësisë kineze “Shennong Benchaojing”, hidja është klasifikuar si një ndër ilaçet me efekte më të larta mjekësore dhe me efekte të pakta anësore.

Shumë mjekë kinezë të lashtë dhe modernë e përdorin hiden e thatë si ilaç. Hidja përmban shumë vitamina dhe minerale të vlefshme. Në Kinë ka një thënie se “ata të cilët konsumojnë çdo ditë hide, nuk do të plaken asnjëherë”. Mjekësia kineze beson se kur hidja e thatë konsumohet me drithëra të ndryshme ka efektet më të rralla për shëndetin.

1. Përmirëson qarkullimin e gjakut:
Hidja klasifikohet ndër ushqimet që përmirësojnë qarkullimin e energjisë. Kur ndiheni të lodhur nga mbingarkesat, mund të provoni disa hide, dhe do të shihni menjëherë përmirësimin. Ky efekt vjen nga format e sheqerit, po ashtu nga vlerat e larta ushqyese tek hidja.

Personat që vuajnë nga anemia mund të përmirësojnë shëndetin e tyre duke konsumuar hide. Hidja përmban hekur dhe kalcium, prandaj ky frut ka efekte më të shëndetshme të furnizimit të gjakut dhe nuk ka ndikime negative të ilaçeve të tjera. Në mjekësi, hidja është përdorur për trajtimin e anemisë aplastike (mungesae palcës së eshtrave), e cila karakterizohet nga një numër shumë i vogël i eritrociteve.

2. Bën mirë për stomakun dhe shpretkën:

Personat të cilët kanë probleme me tretjen mund të provojnë disa hide për të trajtuar këtë problem.
Hidja mund të shtojë sekretimin e mukozës në stomak dhe zorrë, dhe mund të shpejtojë procesin e organeve të tretjes. Gjatë stinës së hideve, pasi të keni mbledhur hiqini bërthamën dhe lëkurën pastaj mund t’i piqni për pak kohë. Në fund mund t’i zieni në ujë për 20 minuta. Kjo supë është shumë e shijshme dhe shërben për përmirësimin e shëndetit të stomakut dhe të shpretkës.

Personat që kanë probleme me stomakun apo shpretkën, si dhe ata që vuajnë nga diarreja dhe ndihen të pafuqishëm mund të konsumojnë 5 deri 7 hide çdo ditë. Ky frut hap oreksin dhe ndalon diarrenë.

3. Frut kundër stresit dhe ilaç për gjumin:
Hidja ndihmon dhe si kurë anti-stres. Gjithashtu, personat që kanë probleme me pagjumësinë mund të konsumojnë çdo ditë disa hide, të cilat nuk kanë aspak efekte negative.
Pas darkës, zieni 5-7 hide në ujë për 20 minuta. Këtë mund ta konsumoni para gjumit.
Përveç kësaj, hidet me mjalt kanë efekte mjekësore të dukshme për qetësimin e brendshëm.

Përbërësit: 100 gramë hide të freskta, 500 gramë mjalt.
Pastroni hidet nga farat. Më pas shtoni pak ujë në tenxheren ku kemi hedhur më parë hidet dhe e lëmë në zjarr të ulët për 40 minuta. Më pas marrim vetëm lëngun pa hidet. Shtojini lëngut 500 gramë mjalt dhe e vendosim përsëri në zjarr të ulët, duke e përzier vazhdimisht. Brenda një dite mund ta konsumoni këtë masë 2 herë nga 15 ml.

Përdorimi nga gratë
Për shkak të efekteve mjekësore të qetësimit shpirtëror dhe të përmirësimit të gjakut, ky frut mund të përdoret edhe për femrat para ose gjatë fazës së menopauzës, ku mbizotërojnë paqëndrueshmëria shpirtërore, ndjenja të pikëllimit e zemërimit të paarsyeshëm, ankth etj. Mjekët kinezë përdorin supën me hide dhe grurë për të pakësuar problemet e shkaktuara nga menopauza.

4. Për një lëkurë më të bukur

Hidja ka patur gjithnjë vëmendjen e femrave që duan të qëndrojnë të bukura. Nëse e përdorni hiden vazhdimisht ajo mund t’ju sjellë një efekt edhe më të mirë për lëkurën se sa produktet kozmetike.
Vitamina C tek hidet mund të ulë ndjeshëm formimin e pigmenteve të zeza në lëkurë. Vitamina A mbron lëkurën, duke shmangur tharjen e saj, ndërkohë që vitamina B tek hidja mund të rregullojë sekretimin e yndyrës nën lëkurën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here