Ja cila është gjëja më e keqe që u bëni flokëve pas çdo larje

0
245

Mënyra si i trajton flokët menjëherë sapo del nga dushi është shumë e rëndësishme për t’i pasur të shëndetshëm. Kjo është edhe koha kur ne u shkaktojmë probleme të mëdha flokëve.

Nëse kujdesesh për flokët pasi i ke larë (përdor serum, hidratant etj.), ka edhe një arsye tjetër që duhet ta dish nëse do të kesh flokë të shëndetshëm. Ndërsa sjellja e gabuar ndaj flokëve do t’i bëjë më të brishtë, deri në këputje apo rënie.

Atëherë, cila është gjëja më e keqe që u bën flokëve pas çdo larjeje?

Është krehja menjëherë pasi ke dalë nga dushi. Krehja e flokëve supozohet të jetë diçka e mirë apo jo? Po, por kur flokët janë të thatë mjaftueshëm, ndërsa kur janë të lagësht, janë më të dobët. Kjo mënyrë dëmton edhe më shumë majat e flokët duke i këputur ato vazhdimisht.

Prit të paktën 15 minuta që flokët të thahen dhe pastaj mund t’i krehësh. Gjithashtu përdor një furçë specifike për flokët e lagur, e cila do t’i ruajë nga dëmtimet. Furçat për flokët e lagur mund të thithin edhe ujin nga flokët duke ndihmuar kështu në tharje më të shpejtë, por duke ndaluar edhe shpërndarjen e pikave të ujit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here