Ja ilacet qe duhet te shmangni kur ngisni makinën…

0
161

Ne e dimë se nuk lejohet të ngasesh makinen nëse je i dehur ose nëse ke marrë drogë, pasi ato mund të ndryshojnë gjendjen psikofizike të drejtuesit të mjetit.

Në fakt, edhe disa lloje ilacesh, veçanërisht nëse nuk merren si duhet, mund të jenë në gjendje të komprometojnë qartësinë e nevojshme për drejtimin e automjetit. Ja kush jne ato:

-ilacet kundër depresionit
-ilace gjumi
-Relaksuesit e muskujve
-Antihistaminiket
-Anksiolitikët

FDA raporton gjithashtu edhe analgjezikët opioidë, antipsikotikët dhe ilaçe antiepileptiket.
Në çdo rast, është gjithmonë e nevojshme të konsultoheni me mjekun për të vendosur llojin më të përshtatshëm të terapisë, me dozat e bashkangjitura.

 

 

Tani le të shohim në detaje se cilat janë barnat që mund të rrezikojnë ngarjen dhe disa nga efektet anësore:

*Anksiolitikët
Këto janë barna psikotrope që përdoren për të trajtuar çrregullimet e krijuara nga ankthi dhe stresi, ndonjëherë përdoren edhe për trajtimin e çrregullimeve të gjumit. Më të zakonshmet bazohen në benzodiazepinat. Ndër efektet anësore më të shpeshta mund të ketë: qetësim, përgjumje, vështirësi psikomotore.

*ilacet kundër depresionit
Ato përdoren për të trajtuar depresionin dhe veprojnë në disa neurotransmetues në tru. Efektet anësore mund të ndryshojnë në varësi të grupit të barnave që përdorni, megjithatë këtu mund të përmendim: shqetësime të shikimit, përgjumje, agjitacion.

*ilace gjumi
Këto barna përdoren për të trajtuar problemet e pagjumësisë. Ndër efektet anësore më të zakonshme janë: ndjesi shpimi gjilpërash në zona të ndryshme të trupit, marramendje, dhimbje koke, vështirësi në përqendrim.

*Relaksuesit e muskujve
Ky lloj medikamenti synon të relaksojë muskujt skeletorë dhe të lëmuar (kryesisht të pavullnetshëm) dhe përdoret kryesisht për të lehtësuar ndjesinë e dhimbjes pas problemeve të muskujve. Ka disa kategori të relaksuesve të muskujve. Ndër kundërindikacionet e mundshme këtu mund të përmendim: marramendje, përgjumje, shqetësime të gjumit.

*Antihistaminiket
Ato përdoren në rast alergjie. Ka disa lloje dhe disa nga efektet anësore përfshijnë: vështirësi në frymëmarrje, përgjumje dhe marramendje.

Ajo që është e rëndësishme është të konsultoheni periodikisht me mjekun tuaj dhe të vlerësoni gjithmonë marrëdhënien rrezik-përfitim, nëse jeni duke marrë medikamente të caktuara, për të shmangur çdo efekt anësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here